E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Dorëheqja e Cakajt, Meta: Duhet zhdekretuar Rama që të emërohet ministrja e re

Dorëheqja e ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe emërimi nga kryeministri Edi Rama i disa ministrave të rinj, ishte lajmi i ditës sot në vend.

Por, për presidentin e Republikës Ilir Meta kemi të bëjmë vetëm me largimin nga detyra të një zv.ministri dhe për emërimin e ministres së re, në këtë rast, Olta Xhaçka, duhet zhdekretimi i Ministrit të Jashtëm, që është kryeministri Edi Rama.

“Për rastin konkret, kemi të bëjmë me një zv.ministër, i cili ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka lidhje me ministren e jashtme në rastin konkret. Duhet të vijë kërkesa për zhdekretimin e ministrit të jashtëm Edi Rama, i cili është ministër i jashtëm dhe emërimi i ministres së re është i lidhur me zhdekretimin e tij si ministër i jashtëm. Nuk ka lidhje me detyrën e zv.ministrit. Ai është një akt vullnetar“, u shpreh presidenti Meta për “Tempora”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...