Futboll

“Dora e Zotit” ndalon Boca Junior, afrimi i ri i Shqipërisë bën jehonë në Argjentinë

               Publikuar në : 22:00 - 11/02/19 Enno

Tomas Guidara është mbrojtësi kuqezi i cili është pjesë e kampionatit argjentinas. Disi larg Shqipërisë dhe Europës, por 22 vjeçari po kalon një formë fantastike me klubin e tij të Belgranos. Ditën e djeshme këta të fundit ka mundur të marrin një barazim shumë të vyer përball gjigantëve të Boca Junior me rezultati 1-1.

E hëna e sotme ka nisur pikërisht me një situatë të ndodhur gjatë kësaj ndeshje me protagonist mbrojtësin shqiptar Guidarën, pasi në fundin e sfidës bëri një ndërhyrje me “dorën e Zotit”, për t’i mohuar fitoren kundërshtarëve. Në minutat shtesë të sfidës, nga një goditje dënimi të skuadrës së Bocas, topi përplaset në shtyllë dhe më pas është dashur ndërhyrja e shqiptarit për të larguar sferën nga zona e rrezikut.

Një largim ky, ku sipas përsëritjeve, Guidara e ka larguar topin me dorë nga zona e tij dhe ekipit të Bocas i është mohuar një penallti që vendos rrjedhën e lojës. Përsa i përket Tomasit në lidhje me kombëtaren shqiptare, ende nuk ka bërë debutimin e tij, por ka nisur aplikimin për pajisjen me pasaportë shqiptare për t’u ftuar në ndeshjet e marsit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT