E hënë, 13 Korrik, 2020
32 C
Tirana

Dora e fortë e Vuçiç

Më të lexuarat

Lirohen nga burgu dy mjekët që kuronin Eduart Lamajn

Dy mjekët që morën përsipër të mjekojnë ilegalisht Eduart Lamajn janë liruar në detyrim paraqitjeje. Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të lirojë Viktor Markun...

Vendoset lëndë plasëse pranë një banese në Fushë Krujë

Një sasi tritoli është gjetur pranë një banesë në periferi të Fushë Krujës. Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer, pasi e zonja e shtëpisë e...

Pandemia/ Dy pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Viktimat janë një burrë nga Shkodra dhe një...

Nxori në pritë Hekuran Billën, Apeli merr vendimin për Adiola Lakrën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për Adiola Lakrën, e cila akuzohet për vrasjen e Hekuran Billës. Ajo u përdor...

Fluksi i frikshëm me të infektuarit, zbulohet lëvizja e fundit e Ministrisë së Shëndetësisë

Pavarësisht thirrjes së vazhdueshme të mjekëve, ende nuk ka një ndërgjegjësim në masë nga ana e qytetarëve. Dje u shënuan 4 vikima, shifër kjo...

“Kjo është mrekulli”/ Policia përballet me atë që nuk pritej në aksin Sauk-Teg

Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në aksin Sauk-Teg, ku edhe kanë vëzhguar me radar për të parandaluar aksidentet rrugore. Referuar edhe aksioneve të ndërmarra...

Raporti i OKB: Marrëveshje e fshehtë Shqipëri Turqi për dorëzimin e gylenistëve

Një raport i zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, hedh dyshimet se Shqipëria është pjesë e një marrëveshjeje...

Virusi i merr jetën ish-volejbollistes së Vllaznisë

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: dy prej tyre 57-vjeçare nga Shkodra dhe Dibra, një...

Shifra rekord/ Rritet ndjeshëm numri i rasteve në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 117 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Shpërndarja gjeografike e...

Rritet sërish kurba, shtim të pacientëve të moshave të reja

Situata në Spitalin Infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja. Janë kryer...

A kanë forcuar dënimet tepër të rënda që ka caktuar qeveria serbe për parandalimin e pandemisë edhe pozitën e Vuçiqit? Dikush lufton për ekzistencën e jetën, të tjerët mendojnë për pushtet.

Agjencia shtetërore e lajmeve Tanjug ka publikuar këto ditë në YouTube rreth 15 fjalime të Vuçiqit, që i drejtohet popullit serb me thirrje e apele. Ndërkohë që ajo publikon edhe vizita të Vuçiqit në vende të ndryshme, me të cilat do të dëshmojë përkushtimin e tij në luftën kundër pandemisë.

„Mendoj se rejtingu i tij po lëkundet, ndaj edhe kjo fushatë kaq e fuqishme”, shkruan në Twitter redaktori i gazetës “Vreme”, Jovana Gligorijeviq.

Kur jemi tek Twitter-i, ka dhe shumë postime në të cilat Vuçiqi kritikohet ashpër. „Edhe Millosheviqi është zhdukur pas një gjendje të jashtëzakonshme”, shkruan një grua. Ajo mendon se Vuçiqi do të paguajë çmimin e mosditurisë së tij për veprim në këtë situatë, sikur Millosheviqi që ka paguar çmimin e bombardimeve.

Por rrjetet sociale paraqesin vetëm bashkëmendimtarët, ndërsa votuesit e Vuçiqit ulen në mbrëmje para televizorit dhe dëgjojnë fjalimet e tij.  Në opinion ka pasur kohët e fundit sondazhe të ndryshme për gjendjen në Serbi. “Le të gënjejë ai sa të dojë, por le të gënjejë mirë. Ai megjithatë është më i mirë se të tjerët”, thotë një grua nga Kraljeva.

Në disa anketa thuhet se mbi 57% e serbeve i mbështetë masat e Vuçiqit dhe vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ndërsa kundër janë rreth 29 %. Shpjegime të mëtejme nuk ka nëse këta persona duan masa edhe më të rrepta apo jo.

Përfitimet nga masat e rrepta

Serbia ka vënë masat më të rrepta në të gjithë Evropën. Ora policore po mbahet tërë kohën, ndërsa personat më të moshuar se 65 vjet e kanë të ndaluar të dalin jashtë. Vuçiqi po përpiqet qëllimisht të frikësojë popullin, me qëllim që të respektojnë masat. Ai ka deklaruar se në Serbi nuk do të ketë mjaft varreza, nëse nuk respektohen masat. Bashkëbiseduesit e DW thonë se presidenti i Serbisë paraqet veten si një person i cili tërë gjendjen po e mban vet mbi supe. Por në fakt, gjendja në Serbi nuk dihet saktë.

“Frikësimi i njerëzve, kërcënimet e përditshme me masa të reja dhe paralajmërimet tjera dallojnë çdo ditë, por ato shkaktojnë më shumë kaos, pasiguri, mungesë mbrojtjeje”, thotë Sofija Mandiq, nga Qendra për Studime Juridike, autore e portalit “Peščanik”. „Gjendja në shtëpitë e shëndetit është tepër e rëndë dhe kjo po shihet nga dita në ditë.“

Lexo edhe :   Dialogu Kosovë-Serbi/ Hoti dhe Vuçiç takohen sot virtualisht
Lexo edhe :   Ndërmjetësuesi i bisedimeve Kosovë-Serbi jep lajmin e mirë

Mandiq beson se një pjesë e opinionit publik do të forcojë edhe më shumë besimin ndaj presidentit Vuçiq në këtë kohë krize, sepse ata besojnë se vetëm ai mund të nxjerrë vendin nga kriza.

„Do të thosha madje se Vuçiqi do të shtojë numrin e votuesve, por vetëm përkohësisht, sepse Serbia nuk do të mund të mbajë premtimet për vende të reja pune dhe ndihma sociale”, thotë Sofija Mandiq.

Ndryshe mendon Mihailo Teshiq, redaktor i revistës Vice. „Në planin poltik, Vuçiqi po përfiton dhe besoj se nga kriza do të dalë edhe më i fuqishëm, sikur edhe të gjitha autokratët që bëjnë në kohërat e krizave”, thotë ai për DW.

Teshiq thotë se Vuçiqi po përfiton nga “kulti i personit”, të cilin e ka ndërtuar në tetë vitet e kaluara. „Serbia ende ka nevojë për një baba të fuqishëm, një dorë të fuqishme që i udhëheqë në kohën e krizës.“

Opozita ka shumë vështirësi

Opozita e ka shumë të vështirë në kohën e krizës, kur janë shpallur masat e jashtëzakonshme. Masat në luftën kundër virusit nuk kontestohen gati nga askush, por kohë pas kohe vetëm stili i Vuçiqit. Sofija Mandiq pohon se “është shumë e mundur që partia e Vuçiqit të fitojë bindshëm në zgjedhjet e ardhshme, por kjo varet edhe nga mënyra se si organizohen këto zgjedhje.”

Zgjedhjet parlamentare në Serbi janë shtyrë për ndonjë kohë më të mirë, por në media nuk ka ndonjë shenjë për përmirësimin e gjendjes. Presidenti është tërë kohën prezent në lajmet qendrore, nuk ka zëra kritikë, ndërsa gazetat kritike kanë një tirazh shumë të ultë.

„Katastrofa ekonomike nuk përjashtohet, por pushteti aktual do të zbusë këtë gjendje me një propagandë të fuqishme. Shteti do të vazhdojë të paguajë rrogat dhe pensionet dhe shumë njerëz do të jenë të kënaqur me kaq”, pohon Teshiq. “Do të duhej të ndodhë ndonjë katastrofë tepër e madhe për të ndryshuar gjendja, në radhë të parë sa i përket numri të të vdekurve”, pohon ai./DWA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pandemia/ Deputeti i PDK-së në Kosovë rezulton pozitiv

Deputeti i PDK-së në Kosovë, Abelard Tahiri, ka rezultuar ditën e sotme pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti, përmes një...

“Cenohet liria e shprehjes”/ Meta kthen në Kuvend ligjin që ndëshkon median

Presidenti Ilir Meta ka kthyer sot për shqyrtim në Kuvend ligjin nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 20,...

Rezultoi pozitiv 21 ditë më parë, Buzhala merr vendimin e papritur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala, ka vendosur se nuk do të testohet më për të parë nëse është shëruar apo jo nga koronavirusi. Përmes një...

Thaçi hyn në Gjykatën Speciale, kush është avokati amerikan që e mbron

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në Gjykatën Speciale të Hagës, ku është pritur nga mbështetës dhe simpatizantë të shumtë. Në një dalje të...

Sormani e mbyll me Partizanin, caktohet trajneri i ri

Adolfo Sormani nuk do të jetë më trajner i  Partizanit. Lajmi u bë zyrtar nga vetë kubi në një deklaratë për shtyp. Drejtimi i skuadrës...