Donaldi ka treguar dje se ndjen mungesën e Beatrix, duke e shfaqur me një gjest romantik. Pas ikjes së Trixës, ka pasur një fotografi të saj të cilën e mbante tek shtrati i tij. Të njëjtën imazh ai e ka stampuar në bluzën e tij.
Ky gjest është vlerësuar nga këngëtarja, e madje ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.
Para pak ditësh, artistja foli për herë të parë pas largimit nga “Big Brother VIP”, duke treguar të gjitha ndjesitë që kishte përjetuar.
“Kanë kaluar disa faza pas daljes. Në fazën e parë kam qenë shumë e inatosur me veten time, se si i kisha përjetuar gjërat aty brenda dhe se si e kisha ndrydhur veten. Faza e dytë ishte kur vura në peshore të mirat dhe të këqijat dhe e pashë që kisha më shumë të mira brenda në shtëpi”, u shpreh Beatrix.