Presidenti Trump u takua me ish-Sekretarin amerikan të Shtetit dhe ish-Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Henry Kissinger.
Henry Kissinger njihet si një nga emrat më në zë të diplomacisë dhe njohës i mirë i politikave dhe epokave në për të cilat kalon njerëzimi. Presidenti Trump duket se po luan fortë në politikën e jashtme ndaj dhe kërkon të konsultohet me një nga njerëzit më të informuar të Amerikës mbi strategjitë që duhet të ndjekë si vend drejtues i botës.
Trump dhe Kissinger diskutuan për Rusinë dhe në veçanti për politikën ndaj Sirisë. Presidenti amerikan Trump sapo kishte përfunduar një takim me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov. Presidenti Trump tha se i vlerëson shumë këshillat e diplomatit legjendar, Kissinger.