E diel, 20 Shtator, 2020
26 C
Tirana

Donald Trump mbijetoi, po demokracia amerikane

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Zbardhet shkaku i sherrit të dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali...

Deputeti kapet nga kamerat duke parë video erotike në parlament

Deputeti tajlandez, Ronnathep Anuwat, është filmuar nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në Parlament. Mediat në Tajlandë shkruajnë se deputeti kishte...

Durrës: Vranë babain dhe plagosën të birin, 5 të arrestuar e 3 në kërkim

  Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos...

Vrau me thikë në zemër 33-vjeçarin pasi u zunë për rrugën, arrestohet autori i dyshuar në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë 33-vjeçari, Idajet Dulla. Ai është shtetasi Arbër Kote, 26-vjeç,...

U kap me armë në makinë, Fjolla Morina pranon autorësinë: Kisha harruar të ndërroja çantën

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar autorësinë e armës për të cilën u arrestua ditën e djeshme në doganën e Morinës në Kukës. Ajo ka...

Nga: Joel Mathis “The Week”

Verdikti u dha. Presidenti Donald Trump u lirua nga nenet e fajësimit, që u evokuan për shkak të skandalit të Ukrainës. Vini re: nuk po them se ai u “gjet i pafajshëm”. Kjo do të qe një gënjeshtër. Do të duhet një kohë për të analizuar pasojat, që do të vijnë nga ky proces fajësimi.

Vendimi që u mor, ishte dukshëm i pashmangshëm. Senati i kontrolluar nga republikanët, nuk do të votonte kurrë shkarkimin e Trumpit. Gjithsesi, përfundimi është sërish zhgënjyes. Ka gjasa që demokracia amerikane të hyjë në një qorrsokak të errët, nga i cili mund të mos dalë dot. Edhe pse është e mundur të arrijmë të paktën në një përfundim.

Baballarët e kombit, na kanë marrë më qafë. Ata na lanë trashëgim Kolegjin Zgjedhor, një organ i krijuar për të mbajtur jashtë Shtëpisë së Bardhë demagogët. Në vend të kësaj, ajo siguroi zgjedhjen e Donald Trumpit. Ata na dhanë impeachment-in, si një mekanizëm për të shkarkuar liderët që kishin abuzuar me pushtetin e tyre.

Përkundrazi, ne kemi përfunduar me standardin e nevojës për një shumicë prej 67 votash në Senat, që ndoshta nuk mund të arrihet kurrë. Ata na premtuan kontrolle dhe ekuilibra të pushteteve. Por tani ne kemi në krye presidentin më të papërgjegjshëm në historinë e vendit. Ndaj nuk dua të dëgjoj më mbi “mençurinë” e themeluesve të kombit.

Ata krijuan një qeveri që nuk mund të heqë qafe një “helm” si Trumpi. Ata na premtuan se modeli i tyre, merrte në konsideratë faktin që qeniet njerëzore nuk janë engjëj. “Në fillim duhet t’i jepni mundësi qeverisë të kontrollojë të qeverisurit”, shkroi Xhejms Medison në Federalisti 51, “më pas ta detyrojë atë të kontrollojë veten”.

Këto kontrolle, nëse kanë ekzistuar ndonjëherë, janë tashmë zyrtarisht të pavlefshme. Presidenti Trump nuk është një njeri që pranon kufizime të pushtetit, dhe as të ndëshkohet për ndonjë shkelje. Lirimi nga akuzat, do të thotë që ai është tashmë i lirë ta përdorë fuqinë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të goditur rivalët e tij, dhe ndoshta për të siguruar rizgjedhjen e tij në Zyrën Ovale.

A mund të dyshojë ndonjë, se ai nuk do ta shfrytëzojë një mundësi të tillë? Nga gjithë kjo çështje, del se gjithçka që duhet për të minuar demokracinë, është një njeri aq i guximshëm që shkel vijat – ligjore dhe të llojeve tjera – pa ndonjë ndjenjë të dukshme turpi apo virtyti publik. Del se Kushtetuta ka qenë gjatë gjithë kohës si një shtëpi prej letre.

Madje në retrospektivë, është mbresëlënëse pse ka ekzistuar kaq gjatë. A mund të thuhet se ajo është ende funksionale? Kushtetuta i jep Kongresit fuqinë për të zhvilluar luftë me një vend tjetër. Ky president – dhe presidentët e të dyja partive para tij – ia kanë rezervuar vetes këtë kompetencë, duke zvogëluar të drejtat e legjislativit për të sulmuar Iranin.

Lexo edhe :   SHBA sulmon grupin e hakerëve të lidhur me inteligjencën iraniane
Lexo edhe :   Komandanti iranian paralajmëron SHBA-në për hakmarrje për ekzekutimin e Soleimanit

Kushtetuta i jep Kongresit fuqinë mbi miratimin e buxhetit të shtetit. Ky president e injoron këtë rregull, për të financuar ndërtimin e një muri në kufirin jugor, për të ushtruar presion ndaj vendeve të huaja me synim hetimin e rivalëve të tij politikë. Betimi presidencial, kërkon që banori i Shtëpisë së Bardhë të “ruajë dhe mbrojë” Kushtetutën. Dhe nuk është aspak e qartë nëse Trump e kupton këtë gjë.

Është e vërtetë që Trumpi nuk ka shkuar deri tek teprimet e Abraham Linkolni, që pezulloi shumë ligje, dhe as Ruzvelit që mbylli në kampe amerikanët me origjinë japoneze. Por është gjithashtu e vërtetë, që ne nuk e kemi parë Trumpin t’i përmbahet ligjeve, kur beson se e kundërta, mosrespektimi i Kushtetës, i leverdis më shumë atij.

Dhe s’ka asnjë arsye të besohet se situata do të përmirësohet në epokën e post-impeachment. Kushtetuta jonë është mposhtur, demokracia amerikane është e dëmtuar. “Tek e fundit, janë vetë votuesit ata që mund ta ndëshkojnë ose jo presidentin pas 9 muajsh”, shkruajti në rrjetet sociale senatori republikan Marlo Rubio, duke e shpjeguar votën e tij.

Çfarë degradimi! Le ta përmbledhin dhe njëherë çështjen. Presidenti Trump tentoi ta përdorë pushtetin e tij për të dëmtuar një kundërshtar politik – Xho Bajdenin – për ta pasur më të lehtë rrugën drejt rizgjedhjes. E megjithatë republikanët si Rubio, sugjerojnë se zgjedhjet janë mënyra më e mirë ku Trump do të japë llogari.

Kjo është si njëlloj si të punësonit gangsterin e viteve 1920-1930 Xhon Dilinxher, si roje sigurie në një bankë, dhe të shpresoni që gjërat të shkojnë mirë. Gjithsesi edhe në këtë moment, ka një arsye e vogël për të pasur shpresë. Senatori republikan Mit Romni, votoi pro shkarkimit të presidentit.

Ai e bëri këtë, duke e ditur se do të sulmohet ashpër nga presidenti dhe nga pjesa më e madhe e partisë që ai drejtoi deri më 2012-ën. Demokratët nuk do të jenë në gjendje të rindërtojnë institucionet e këtij vendi të vetëm. Në një moment, atyre do tu duhet tu bashkohen edhe republikanët e ndërgjegjes.

Kjo do të marrë kohë, gjithnjë nëse ndodh. Nëse kemi mësuar ndonjë gjë gjatë administratës Trump, është se nuk mund të jesh shumë pesimist mbi atë që ka të ngjarë të ndodhë më pas. Përpjekja për të fajësuar presidentin Trump tani ka mbaruar. Çështja është: A vdiq bashkë më të dhe demokracia amerikane?

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vrau 34-vjeçarin se i zuri rrugën, Arbër Kote: Më qëlloi me grushte, mbrojta veten

Arbër Kote u arrestua sot si autori i vrasjes së 34-vjeçarit Idajet Dulla, ditën e djeshme në Durrës. Mësohet se autori ka thënë se...

PD: Mësuesit po shfrytëzohen si skllevër, qeveria të marrë masa

Eksperti i Arsimit në PD Ndriçim Mehmeti, deklaroi se mësuesit po shfrytëzohen si skllevër dhe se detyrohen të punojnë me 2, 3 dhe 4...

Balla nga asambleja e PS në Belsh: Hapja e listave tashmë është fakt, humbësit të heqin dorë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Belshit, në kuadër të takimeve organizative dhe...

“E akuzonte se ka 3-4 dashnore”, flet babai i të riut që tentoi vetëvrasjen në Fier

Lidhur me ngjarjen e djeshme ku Elton Meta ka kanosur me armë familjen e bashkëshortes së tij e më pas ka tentuar të vetëvritet...

Alarmante/ Rriten frikshëm shifrat e infektimeve në Francë

Shifrat në Francë vazhdojnë rritjen alarmante për shkak të koronavirusit. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 13.498 raste të reja me Covid-19,...