E martë, 7 Korrik, 2020
34 C
Tirana

Donald Trump, aleat jo i besueshëm

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Manjani del me deklaratën e fortë për Ramën dhe Thaçin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, çdo ditë e më shumë përcjell deklarata në forta në rrjetin social Facebook. Ai thotë se Rama dhe Thaçi kanë...

Shqiptari i parë që caktohet nga Papa Françesku në trup diplomatik

Dom Artur Kola është caktuar nga Papa Françesku të shërbejë në Përfaqësinë Papnore në Republikën e Bregut të Fildishtë. Sipas “Vatican News” ai është meshtari...

Aksident i rëndë, ndërron jetë 28-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Shkodër, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 28-vjeçare. Ngjarja ndodhi në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin...

Shtimi i rasteve/ Hoti kërkon mobilizimin e komunave për luftimin e pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me Asociacionin e Komunave të Kosovës. Gjatë takimit online, Hoti iu prezantoi kryetarëve të komunave...

Rama publikon fotot: Projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës

Kryeministri Edi Rama së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka prezantuar “Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë”, i cili është projekti më...

Pandemia/ A do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë? Meta zbulon lëvizjen e radhës

Gjatë raportimit të tij të përjavshëm përpara gazetarëve, presidenti Meta u shpreh se është i gatshëm që të mbledhë Këshillin e Sigurisë për çështjen...

“Pandemia ekziston, sëmur, merr jetë”/ Brataj: 5 këshilla që duhet t’i ndiqni

Për të gjithë skeptikët, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shkruan në rrjetin social Facebook, se koronavirusi ekziston, infekton, sëmur dhe merr jetë. Brataj radhit...

Berisha publikon denoncimin/ Veliaj vendos taksë për t’u futur në Parkun e Liqenit

Hyrja për në Parkun e Liqenit të Tiranës, është bërë me pagesë. Ndonëse më herët nuk është bërë publike një gjë e tillë, qytetarët...

“U largova nga Shqipëria, do isha viktima e radhës”, ish-drejtuesi i policisë flet pa ‘doreza’

Shkëlqim Pepkolaj ka mbajtur postin e zv-drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit, por dhe detyra të tjera të rëndësishme në Policinë e...

Njoftimet për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania nuk kanë kuptim nga ana ushtarake, por kjo nuk i intereson egocentristit Trump. Nga Europa kërkohet më shumë iniciativë për mbrojtjen, shkruan Bernd Riegert.

Kërcënimi rrinte varur prej kohësh, tani duket, se presidenti amerikan po e merr seriozisht. Donald Trump kërkon me sa duket të hakmerret, për atë që Gjermania nuk vë në përdorim sa duhet mjete për buxhetin e mbrojtjes, sipas tij. Ky hap i presidentit qejfprishur është shumëfish i gabuar.

Nga pikëpamja ushtarake tërheqja e 9.500 ushtarëve amerikanë nuk ka kuptim. Pas saj nuk shihet madje as edhe ndonjë strategji.

Trupat amerikane veprojnë në thelb në kuadër të NATO-s për komandon e Europës dhe Afrikës të ushtrisë amerikane. Ato kanë bazën ushtarake Ramstein, një spital dhe një shesh trajnimi dhe janë shtylla të rëndësishme të arkitekturës së NATO-s, por nuk kanë ndonjë rol të madh në mbrojtjen e Gjermanisë në kuptimin e ngushtë.

Nëse tani një pjesë e ushtarëve transferohet në Poloni, dhe pjesa tjetër në SHBA, atëherë kryekomandanti i zigzageve Trump i dobëson aftësitë e ushtrisë së tij dhe aleancës transatlantike. Pra bëhet fjalë vetëm për një vendim politik, për të ushtruar presion ndaj aleatit të tij, Gjermanisë.

Kremlini gëzohet, aleatët jo

Në një aleancë duhet të bashkëpunohet me mirëbesim dhe jo të bëhen presione dhe aksione të nxituara. Trump as nuk e konsideroi të nevojshme ta informonte zyrtarisht qeverinë gjermane, si e parasheh marrëveshja për stacionimin e trupave.

E vërtetë: Gjermania nuk do ta arrijë qëllimin, për të cilin është rënë dakord në NATO që në vitin 2014, pra të shpenzojë deri në 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen. Këtë SHBA dhe aleatët mund ta kritikojnë, por tërheqjen e trupave ata dobësojnë vetveten.

Lexo edhe :   Kanye West do kandidojë për president, lëvizja e radhës vjen nga bashkëshortja e tij (FOTO)

Presidenti rus do të gëzohet, që fuqia lidere ushtarake e NATO-s, SHBA ndez grindje brenda radhëve të veta.

Lexo edhe :   Pandemia në Brazil/ Presidenti: Herët a vonë të gjithë do infektohemi

Një president më të mirë se Trumpin e paaftë nga ana strategjike, Vladimir Putin nuk mund të gjejë. Putin do bënte çdo gjë, që të futej një pykë në NATO.

Edhe brohoritja në Poloni është e hershme. Zhvendosjen e trupave në drejtim të Lindjes, Varshava e shikon si shpërblim për qeverinë nacional-konservatore për shkak të besnikërisë ndaj Trump.

Por ajo sjell pakënaqësi brenda pjesës europiane të NATO-s, dhe nga ana ushtarake, si e thamë, nuk sjell ndonjë gjë, sepse në rast të ardhjes, nuk do të vijnë trupa luftarake, por shtabe ushtarake. Zhvendosja afatgjatë mund të shkelë edhe Aktin Rusi-NATO dhe me këtë të provokojë zemërim të ri në Kremlin.

Ky veprim i presidentit amerikan që në shtëpinë e vet ndodhet nën presion të madh, mund ta interpretosh edhe si pjesë të fushatës zgjedhore. Donald Trump kishte premtuar para katër vjetësh, se do të kthejë në SHBA “miliona dollarë nga NATO”. Kjo nuk mund të funksiononte natyrisht, sepse në NATO secili paguan për trupat e veta. Stacionimi i trupave amerikane në Europë apo diku tjetër nuk është se bëhet me tarifa që ato të mund të kërkoheshin tani.

Megjithatë Trump dëshiron t’ua bëjë të besueshme përkrahësve të tij të keqinformuar, se ai i bën aleatët të marrin vallen siç do ai.

Ky episod tregon sërish, se aleatët europianë zor se mund të kenë besim tek kryekomandanti në Shtëpinë e Bardhë. Një zile zgjimi për europianët, që të bëjnë më shumë për mbrojtjen e vet dhe vërtet të investojnë për këtë më shumë para. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Spiunoni” të infektuarit që dalin nga banesa, paralajmërimi i fortë i Lleshajt (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë një inspektimi të bërë sot në terren për respektimin e masave, ka apeluar ndaj qytetarëve të raportojnë për...

Kanye West do kandidojë për president, lëvizja e radhës vjen nga bashkëshortja e tij (FOTO)

Dy ditë më parë, reperi i njohur Kanye West ka deklaruar kandidaturën e tij për t’u bërë presidenti i ardhshëm i SHBA, duke u...

Vazhdojnë të zhvlerësohen paundi dhe dollari, euro nuk luhatet

Monedha europiane vazhdon të ruaj të njëjtat vlera sikurse një ditë më parë, pasi blihet edhe sot me 123.8 lekë dhe shitet me 124.3...

S’do ta besoni/ Biznesmeni indian vendos maskë floriri për tu mbrojtur nga virusi

Frika nga pandemia ka detyruar njerëzit të marrin masa nga më të ndryshmet, po kaq edhe të çuditshmet. Një biznesmen indian, nuk e ka...

Reperi i njohur Gjiko dënohet nga gjykata

Reperi i njohur shqiptar Gjiko, është gjobitur me 400 euro. Reperi, emri i të cilit është Asdren Gjikolli, mësohet se është dënuar, pasi ndaj...