Donacioni prej 4 mln €/ Soreca: Javën e ardhshme dorëzohet pjesa e dytë

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca është shprehur se Bashkimi Evropian do të vijojë të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër koronavirusit.

Të hënën e kaluar Soreca dorëzoi pjesën e parë të donacionit prej 4 milion € Ministrisë së Shëndetësisë, për të luftuar COVID-19. Më konkretisht ai dorëzoi: 120,000 palë dorashka, 2,000 maska dhe syze mbrojtëse dhe 1000 litra dezinfektues.

Ndërkohë përmes një postimi në Twitter, Soreca njofton se dorëzimi i pajisjeve të tjera të nevojshme do të bëhet javën e ardhshme.

“Ne duhet të jemi rezistent dhe të disiplinuar në luftën kundër # COVID__19. Të gjithë duhet të respektojmë rregullat në fuqi për të ndihmuar gjithë komunitetin të dalë nga kriza. Bashkimi Evropian   do të vazhdojë të ofrojë ndihmë thelbësore për Shqipërinë. Dorëzimi tjetër i pajisjeve është planifikuar javën e ardhshme”, shkruan ai.