E martë, 26 Janar, 2021
5 C
Tirana

Doli kundër partisë/Kryetarja e degës së PD-Hajdarit: Për amanetin e Azemit foli Kiri në protestën e 5 marsit

Pas vendimit të marrë nga ana e deputetes së PD-së, Rudina Hajdari, reagimet kanë qenë të shumta. Kryetarja e degës së PD në Tiranë, Mirlinda Çollaku, përmes një statusi në rrjetet sociale i kujton deputetes Hajdari se sakrifica e të atit nuk do të shkojë dëm, pasi për këtë amanet foli vëllai i saj, Kiri, në protestën e 5 marsit krah opozitës.

Ajo shkruan më tej se vendimi i Rudina Hajdarit është personal, e mandati është i demokratëve.

“Vendimi i Rudina Hajdarit është personal. Mandati është i demokratëve! Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit, dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kaq mjafton!

Në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike.

Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. Beteja dhe amaneti i tij për liri dhe demokraci është sot më aktual se kurrë, kur Shqipëria rrezikohet nga një Qeveri ilegjitime, kriminale dhe e korruptuar. Për këtë amanet të Azem Hajdarit foli Kiri Hajdari në protestën e 5 Marsit, përkrah demokratëve që dorëzuan mandatet e deputetëve.

Sakrifica sublime e Azem Hajdarit nuk do të shkojë dëm. Demokratët dhe qytetarët janë në këmbë për të mbrojtur Lirinë dhe Demokracinë, për të mos lejuar që shqiptarët të qeverisen nga krimi. Ata kanë folur qartë më 16 Shkurt dhe do të flasin edhe më qartë më 16 Mars: Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Koha e Edi Ramës ka mbaruar!”, ka shkruar ajo në Facebook.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Merrte para në këmbim të lejeve të legalizimit, pranga drejtorit të Kadastrës

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat, Ervin Nelaj ka rënë prangat e policisë. Ndaj 38-vjeçarit, është ekzekutuar masa e sigurisë ‘’Arrest...

I dënuar për vrasjen e 4 oficerëve, Dritan Dajti dërgohet me urgjencë në spital

I dënuari për vrasjen e 4 oficerëve të policisë, Dritan Dajti është dërguar në spital për të bërë një kontroll mjekësor. Në këtë vizitë ai...

Pse BE duhet të shpejtojë me integrimin e shpejtë të Ballkanit në union

Nga: Srđan Cvijić & Dimitar Bechev “European Western Balkans” Në vitin 2006, Javier Solana, kreu i atëhershëm i diplomacisë së Bashkimit Evropian, deklaroi se misioni...

Dënohet Konte, ja sa ndeshje do të mungojë trajneri i Interit

Trajneri i Interit, Antonio Konte u dënua me dy ndeshje mungesë. Gjykata Sportive e Serisë A vendosi që tekniku zikaltër të përjashtohet për dy...

Astrit Patozi zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi do të kandidojë në Tiranë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Një ndër nga arsyet e marrjes së...