E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Dokumenti/Si po ia merr frymën Rama biznesit të vogël

Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet deri sa t’i marrë frymën biznesit të vogël.

Pavarësisht propagandës që zhvillon poshtë e lart në çdo qytet ku shkon, se nuk do të ketë TVSH për biznesin e vogël, në fakt çdo politikë fiskale që ka ndërmarrë po e bën në kurriz të këtij biznesi.

Kryeministri nuk u step as nga protesta e biznesit të vogël të para disa ditëve që në shenjë revolte uli qepenat.

https://tiranatoday.com/videobiznesi-ngre-qepenin-tregtari-mona-cizmen-prape-rames-kur-flet-per-rrushin/

Kur ishte në opozitë lehte vazhdimisht se nuk do të ketë taksë për biznesin e vogël. Këtë e thoshte me zë dhe figurë.

Ndërsa tani duke fluturuar pas politikave-rrumpallë të tij thotë se kjo është një lojë që duhet të marrë fund.

Me shpatë në dorë, pas të cilit rend tigri i ekonomisë shqiptare, Rama la me gojëhapur biznesin e vogël kur tha që do taksohen ata që xhirojnë më shumë se 2 milionë lekë të vjetra në vit. Ndërkohë që një biznes që xhiron 2 milionë lekë të vjetra vetëm biznes nuk mund të quhet.

Është e gjitha një lojë që ne do i japim fund. Si do t’i japim fund? Së pari duke vendosur TVSH për të gjithë, kush është deri në 2 milionë nuk ka problem, s’ka as taksë, as TVSH, asgjë. Bëhet fjalë për mikrobiznese. Kush është mbi 2 milionë të gjithë me TVSH, kjo do bëjë që loja të mbarojë sepse biznesi i madh nuk ka të lidhje me ata që janë deri në 2 milionë. S’ka marrëdhënie me ta. Ata janë njerëz që kanë mikrobiznese mbijetese”, u shpreh Rama para pak ditë nga qyteti i Lushnjës.  

Lexo edhe :   Rruga përpara për marrëdhënien SHBA-Shqipëri

Për ta hedhur poshtë këtë gënjeshtër të Ramës, mjafton një denoncim i bërë për Tirana Today nga një qytetar për biznesin e tij, mbi të cilin janë lëshuar çakejtë e tatimeve, duke i hedhur tek dera edhe fletushkën e mëposhtme.E gjitha kjo tregon se Rama jo vetëm që nuk ka ndërmend që ta nxitë biznesin e vogël, por në fakt është duke e rënduar gjithnjë e më shumë ku pjesa më e madhe lidhet me ekonominë familjare.   

Lexo edhe :   Rruga përpara për marrëdhënien SHBA-Shqipëri

Pas biznesit të vogël, Rama ka futur në brazdën e taksave edhe profesionet e lira ku hyjnë mjekët, kontabilistët, dentistët, arkitektët apo edhe inxhinierët.

Për këtë taksim që ka nisur që nga 1 prilli i këtij viti, këto profesione do të detyrohen të lëshojnë faturë tatimore me TVSH dhe do të paguajnë 20% tatim mbi vlerën e shtuar.

Kjo është çmenduria e radhës e Ramës, pas shtimit taksave të njëpasnjëshme, ku tashmë ka përfshirë edhe këtë segment të aktivitetit ekonomik. Ndërkohë më parë i nënshtrohej tatimeve si biznes i vogël dhe ishte subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit 1- Profesori i shkencave politike: Forcimi i sovranitetit të Kosovës, garanton integrimin e gjithë rajonit 2-...

Çfarë po ndodh rreth nesh? Ngjarjet kryesore në botë në 24 orët e fundit

Njihuni me titujt kryesorë të zhvillimeve në botë 1-Hungaria kërkon daljen nga Bashkimi Europian 2- Vetëvritet oficeri i katërt i policisë që iu përgjigj trazirave në...

39% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të bëjnë një javë pushime në vit

Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, e azhurnuar në Barometrin e Ballkanit 2021, tregoi se 39% e familjeve në Shqipëri nuk e përballonin...