Kryesore

Dokumenti/ ‘Policia e detyruar të japë një pjesë të rrogës me urdhër nga lartë’


               Publikuar në : 18:59 - 03/12/19 M S

Ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani, me anë të një dokumenti denoncon faktin se punonjësit e policisë në Shkodër janë të urdhëruar të japin një shumë të caktuar, këto për familjet e prekura nga tërmeti.

Me qëllim solidarizimin me familjet e dëmtuara, urdhërohen të gjithë efektivët në Shkodër, të japin kontributin e tyre. Drejtori, zv. Drejtorat dhe shefat e Komisariateve në masën 5 mijë lekë. Shefat e sektorëve dhe shefat e seksioneve në Drejtori e Komisariate në masën 4 mijë lekë.

Specialistët, ndihmës specialistët dhe punonjësit e tjerë të policisë në masën 3 mijë lekë. Sakaq, punonjësit e tjerë civilë, në masën 2 mijë lekë. Lidhur me këtë çështje, Ristani është i mendimit se kontributi ka kuptim si veprim i vullnetshëm, e ndërsa Rilindja ti merr lekët me urdhër.

Statusi

Dikur shkaktonte shume humor nje shprehje nga nje skec i estrades: ” me urdher nga lart dhe me vullnet nga poshte”. Punonjesit e policise ne Shkoder, por jam i bindur qe edhe ne qytete te tjera, madje cdo qytetar shqiptar, por edhe jashte Shqiperise, eshte i gatshem te ndihmoje njerzit e prekur nga fatkeqsia natyrore. Rilindja edhe ndjenjat me njerzore, me te natyrshme, me normale, i perdhos, i deformon, i denatyron. Fjala kontribut ka kuptimin e ndihmes qe njeriu i jep njeriut dhe jo vetem. Ndihma, kontributi ka kuptim si veprim i vullnetshem qe mbart krahas veprimit edhe transmetimin e ndjenjes se dashurise e miqsise, por Rilindja ti merr leket me urdher, pra me force dhe kete e quan kontribut vullnetar, pra me urdher nga lart dhe me vullnet nga poshte.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT