Dokumenti i vitit 1991/ Kur Gramoz Ruçi përgjonte ambasadorin e SHBA-ve

Ditën e djeshme shënoi 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas 45 vitesh komunizëm dhe izolim me botën perëndimore.

Të shumta ishin urimet nga politikanë, diplomatë, njerëz të medias, por nuk mungoi as urimi i kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në vitin 1991, kur u rihapën dyert e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, Ruçi mbante detyrën e ministrit të Rendit në qeverinë e fundit të regjimit që po binte.

Në këtë periudhë, ai kishte urdhëruar Sigurimin e Shtetit të përgjonte ambasadorin e parë të SHBA, William Ryerson.

Dokumenti është publikuar nga aktivisti Genc Sejko, dhe bëhet fjalë për një raport Gramoz Ruçi i dërgonte Ramiz Alisë, presidentit komunist, ku raportonte mbi bisedat e diplomatit amerikan me stafin e ambasadës në Tiranë.

“Ishte koha kur Gramozi përgjonte Ambasadën Amerikane. Ka të drejtë Luljeta. Në balance kishte më shumë të mira“, shkruan Sejko mbi dokumentin e publikuar në rrjetin social, Facebook.