Kryesore

Dokumenti i Ramës për ambasadorët: Arsyet pse do shkarkoj Ilir Metën

               Publikuar në : 19:24 - 11/06/19 Enno

Kreu i ekzekutivit, përmes një letre drejtuar ambasadorëve të vendeve të BE i ka njohur ata me arsyet e qëndrimit kundër dekretit të Presidentit për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve. ABC News ka siguruar këtë dokument dërguar diplomatëve evropianë.

Nuk i ka marrë era  të gjitha fjalët që u tha ambasadorëve në zyrën e tij kryeministri pas firmosjes së dekretit nga presidenti për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Disa prej qëndrimeve ua renditi edhe në letër.

Në Dokumentin prej 7 faqesh kryeministri Rama sqaron fillimisht se sipas procedurave që përcakton Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor, pas konsultimeve edhe me partitë politike, presidenti i republikës dekretoi datën 30 qershor si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të pushtetit vendor.

Pas këtij vendimi nisi punën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe në 31 maj hapet fushata elektorale vazhdon sqarimi në dokumentin dorëzuar përfaqësueseve të selive diplomatike në vend.

Normaliteti i procesit zgjedhor merr fund me firmosjen e dekretit që shfuqizoi datën e zgjedhjeve dhe këtë kryetari i qeverisë e konsideron një akt arbitrar në kundërshtim me kushtetutën.

“Presidenti po i tejkalon kompetencat e tij siç parashihet me kushtetutë. Sipas nenit 94 :  Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të”.

Njëra pas tjetrës i rendit kryeministri Rama ato i konsideron si shkelje të rënda të presidentit me lëshimin e dekretit të ri.

  1. Shkel kushtetutën, duke zgjatur mandatin e autoriteteve vendore;
  2. Shkel seriozisht simbolin e unitetit të njerëzve, sepse ai ka vepruar në mënyrë të njëanshme pa u konsultuar me palët politike;
  3. Shkel seriozisht të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur;
  4. Ndërhyn në kompetencat e trupave ligjorë dhe kushtetues, sepse nëpërmjet shpalljes të një dekreti të ri duke ndryshuar datën dhe periudhën e zgjedhjeve, i ndalon kolegjit zgjedhor dhe KQZ-së të ushtrojnë pushtetin e tyre ligjor dhe kushtetues”.

Duke risjellë si shembull një praktikë të njëjtë që ka ndjekur gjykata kushtetuese për shqyrtimin e një dekreti presidencial, kryeministri sqaron se në cilën gjykatë do të përfundojë ankimi i Partisë Socialiste.

“Nuk është subjekt për rishikim nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Në varësi të natyrës së pretendimit apo të thelbit të debatit, mund të jetë nën juridiksionin e gjykatës administrative ose nën juridiksionin e kolegjit elektoral”.

Kryeministri i bën të ditur ambasadorëve në vendin tonë se do të ndjekë të gjithë hapat e nevojshme për të zbardhur ligjshmërinë e dekretit të presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT