E enjte, 28 Maj, 2020
22 C
Tirana

Dokumentet sekrete: Paralizim në gjithë vendin, nëse Britania ikën nga BE pa pakt

Më të lexuarat

“Ndjesë për ofendimet”, Rama: Çdo gjë është vendosur në mënyrë zyrtare

Kryeministri Rama u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë, ndërsa u ktheu një përgjigje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka...

Klosi jep arsyen pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top...

Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Motivacioni i dekorimit ishte: “Atdhetarit antifashist, që...

“Do ta ndërtojmë me forcat tona”/ Rama premton realizimin e një tjetër projekti

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtohet shumë shpejt edhe HEC-i i Skavicës. Sipas kryeministrit, Skavica do jetë një vepër e vështirë, por...

Pagat e luftës/ Rama ultimatum punëdhënësve: Keni kohë deri më 5 qershor

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shpërndarjen e pagave të luftës, duke paralajmëruar punëdhënësit që të aplikojnë ose përndryshe do të gjobiten. Përmes një...

Policia i bllokon 400 mijë dollarë biznesmenit në Tiranë, do t’ia kalonte të vëllait në Australi

Policia ka nxjerrë të dhënat lidhur me sekuestrimin e 400 mijë dollarëve në llogarinë e një biznesmeni në Tiranë. Paratë janë bllokuar për shkak...

Rama jep lajmin e shumëpritur: Kjo është java e fundit me masat shtrënguese

Kryeministri Rama zbuloi se kjo do të jetë java e fundit e masave strikte të mbylljes prej pandemisë. Lidhur me shqetësimin e qytetarëve, ai tha...

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se është shumë në merak, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Kreu i Qeverisë iu bëri...

‘Qytetari dixhital’ zbardh skemën e mashtrimit në Korçë/ Berisha: Në lojë 100 milionë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me mesazhet denoncuese nga “qytetari dixhital”. Këtë herë bëhet fjalë për një denoncim në Bashkinë e Korçës, që nëse...

“Do të vras”, Brataj tregon publikisht kërcënimet me jetë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është treguar mjaft i hapur, ndërsa ka rrëfyer se gjatë punës ë tij ka pasur plot të papritura....

Dokumente sekrete të qeverisë britanike paralajmërojnë paralizim në gjithë vendin në rast se Britania largohet më 31 tetor nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje. Dokumentet u publikuan nga gazeta “The Sunday Times” dhe sipas burimeve qeveritare që nuk pranuan të identifikohen, ato janë dhënë shtypit nga një ish-ministër.

Britania pritet të përballet me probleme të mëdha nëse largohet nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje tregtare, thuhet në disa dokumente të publikuar nga gazeta “The Sunday Times”. Në rast të tillë vendi do të përballej me ndërprerje të furnizimeve me ilaçe, ushqime e karburant, që mund të zgjasnin deri në gjashtë muaj.

“The Sunday Times” shkruan se “dosja ofron një vështrim të rrallë mbi një plan sekret të qeverisë për të shmangur një kolaps katastrofik në infrastrukturën e vendit”. Dokumentet ku detajohet ndikimi negativ në vend në rast të një Brexit-i pa marrëveshje, janë nxjerrë nga një ish-ministër në një përpjekje për të ndikuar negociatat e qeverisë me Bashkimin Evropian, tha një burim qeveritar të dielën.

Sipas të njëjtit burim “dokumenti i përket kohës kur ministrat po bllokonin atë që duhej bërë për t’u përgatitur për largimin dhe fondet nuk ishin në dispozicion”, siç tha ai. Megjithëse skenarët e zymtë, që përshkruhen në dokumentet që kanë rrjedhur prej qeverisë, janë diskutuar prej kohësh nga akademikët dhe ekonomistët, ato janë hedhur poshtë si përhapëse të paniku nga përkrahësit e largimit të Britanisë nga BE-ja.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se vendi do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor pa një marrëveshje edhe nëse nuk do të mundet të rinegociojë marrëveshjen e paraardhëses së tij Theresa May me bllokun. Megjithatë zyrtarët e kanë paralajmëruar kryeministrin Boris Johnson se dalja pa marrëveshje nga Brexit, do të vendoste në rrezik bashkëpunimin për ndarjen e informacionit që u nevojitet forcave të zbatimit të ligjit si dhe industrinë e shërbimeve financiare.

Lexo edhe :   Buxheti rekord i BE për të kapërcyer pasojat e pandemisë, ja sa përfitojnë Italia, Spanja, Franca
Lexo edhe :   BE-ja në buxhetin e ardhshëm rrit fondet për Ballkanin Perëndimor

Dokumentet e publikuara nga “The Sunday Times” citojnë gjithashtu zyrtarët të paralajmërojnë se deri në 85 për qind e kamionëve nuk do të ishin gati për të kaluar doganat franceze në vendkalimin kritik, Kanalin e Lamanshit në 31 tetor, duke shkaktuar radhë që mund të zgjasnin me ditë. Rreth 75 për qind e të gjithë ilaçeve që vijnë në Britania arrijnë përmes këtij vendkalimi, thuhet në dokumente.

Zyrtarët parashikojnë prekje të “elementëve kritikë” të zinxhirit të furnizimit me ushqime “që do të krijonin mungesa në treg e do të rrisnin çmimin, me pasoja tek grupet më të prekshme”. “The Sunday Times” nuk e ka shpjeguar se si i mori dokumentet edhe qeveria nga ana tjetër nuk i është përgjigjur kërkesave për komente. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shtyrja e kësteve të kredive, BSH jep detajet për vendimin e firmosur me Ramën

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e sotme shtyrjen për të dytën herë të afatit të shlyerjes së kredive për bizneset dhe individët që kanë...

“Duam zgjedhje!”, Albin Kurti përshëndet protestuesit nga ballkoni

Protestuesit u mblodhën sot në shesh të Prishtinës, për të kërkuar zgjedhje të reja. Lidhur me këtë gjest, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka...

“Më jep litarin të shpëtoj çunin”/ Burri dhe djali humbën jetën në pus

Ndonëse kanë kaluar 8 ditë, ku babë e bir, Alfons dhe Enver Hoxha, humbën jetën në pus, plagët e familjes për humbjen e tyre...

Laprakë, makina merr flakë në ecje

Një automjet ka marrë flakë në ecje në Laprakë. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 17:20, tek kryqëzimi i Laprakës, si pasojë e një defekti teknik...

Akuzat e Metës ndaj misioneve amerikane, ‘Zëri i Amerikës’ nxjerr mesazhin nga shefja e ONM-së

Në fazën aktuale, vendimtare për përparimin e Shqipërisë në udhën e integrimit evropian, Reforma në Drejtësi nuk duhet të minohet nga sulme të ndryshme:...
WhatsApp KONTAKTO TT