E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Dokumentet/ “Drejtori i OSSHE i dha tenderin kopanisë së Gjicit pa garë”

Pak ditë më parë emri i presidentit të skuadrës së Kukësit, Safet Gjici si një ndër personat e përmendur në dosjen 339 që kishte sponsorizuar blerjen e votave për PS-në. Ndërsa ditën e sotme është zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa që denoncon një skandal tjetër në radhët e qeverisë Rama.

Përmes një postimi në faqen e saj të  “Facebook”, Zhupa akuzon drejtorin e OSSHE në qytetin e  Burrelit, Agron Malaj, për dhënien e një tenderi të paracaktuar dhe pa garë, Euro Gjici Security shpk, një kompani që sipas zëdhënëses së PD-së  i përket Safet Gjicit.

“Kryetari i PS Burrel njëkohësisht Drejtor i OSSHE për këtë qytet jep tenderin e paracaktuar, pa garë, EuroGjici Security shpk, kompanisë de facto te Safet Gjicit.

Postet politike dhe postet e administratës janë njësuar në Burrel si edhe në gjithë Shqipërinë ku funksionarët e PS janë edhe drejtor të rëndësishëm. E gjitha kjo reflektohet edhe në tenderat dhe mënyrën e tyre të punës, ku i përzgjedhuri i radhës për të marr tenderin pa garë, me ofertën limit është ish kandidati për deputet dhe eksponenti i PS Safet Gjici.”-shkruan Zhupa.

Postimi i plotë:

Kryetari i PS Burrel njëkohësisht Drejtor i OSSHE për këte qytet jep tenderin e paracaktuar, pa garë, EuroGjici Security shpk, kompanisë de facto te Safet Gjicit.

Postet politike dhe postet e administrates janë njëhsuar në Burrel si edhe në gjithë Shqiperinë ku funksionaret e PS janë edhe drejtor të rëndesishëm. E gjitha kjo reflektohet edhe në tenderat dhe mënyrën e tyre të punës, ku i përzgjedhuri i rradhës për të marr tenderin pa garë, me oferten limit është ish kandidati për deputet dhe eksponenti i PS Safet Gjici.

Drejtoria e OSHEE Burrel e drejtuar nga drejtori z. Agron Malaj, konkretisht ka kërkuar të blej për 2 vite shërbimin e ruatjtjes fizike, me 21 Janar 2019 , ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt “Shërbim Sigurie për Ruajtjen fizike të ndërtesave dhe aseteve të Drejtorisë OSHEE sh.a, Burrel” me vlerë fondi limit të parashikuar 63 . 828 . 244 lekë ( rreth 640 milion lek).

Me datë 26 shkurt 2019 “Eurogjici-Security sh.p.k “ shpallet fituese e tenderit me një vlerë pranë kufirit limit prej 63,825,985 Lek , ku pjesëmarrëse fiktive është dhe kommpania “NAZERI – 2000” e cila nuk ka paraqitur asnjë ofertë ekonomike.

Kjo është menyra sesi Rilindja menaxhon parate e shqiptarëve, duke i dhënë në duart e funksionareve të saj, të cilat pastaj i menaxhojnë edhe blerjen e votave gjatë fushatave elektorale.

Ky sistem i kalbur në cdo qelizë, rrëzohet dhe ndryshohet vetëm nga qytetaret. Te gjithë bashkë me 16 Mars!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...