E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Dokumentet/ Berisha ka gënjyer në Formularin e Dekriminalizimit

Është thënë disa herë që Sali Berisha ka falsifikuar dy nga gjeneralitetet e tij, por mungesa e provave si dhe djegia e çuditshme e dokumentave të familjes së tij në vitin 1997 në Tropojë, e bënte të pamundur vërtetimin e kësaj akuze, ashtu siç ka ndodhur rëndom në rastet e akuzave më të rënda ndaj tij.

DITA publikon sot për herë të parë dokumentat që provojnë falsifikimin flagrant të regjistrit të Gjendjes Civile të shtetasve dhe për më tepër, falsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit, gjë që sipas ligjit, çon në heqjen e mandatit të deputetit dhe në dënimin e ish-kryeministrit.

Në dokumentat origjinale fillestare të Sali Berishës, duket qartë datëlindja e tij është 1 korrik 1944. Këtë ditëlindje ai ka patur edhe në fletën e regjistrit ku rezulton me prindërit dhe gruan, por edhe kur është ndarë nga trungu:

Regjistri i Gjendjes Civile, pasqyrë e trungut, Saliu me prindërit, datëlindja 1 korrik.

Regjistri i Gjendjes Civile, Saliu me familjen e tij, datëlindja 1 korrik

Është e qartë që datëlindja e ish-kryeministrit është 1 korrik 1944. Dihet pse ai e festonte para ’90-s datëlindjen në 16 tetor, kur gjithë Shqipëria festonte ditëlindjen e Enver Hoxhës.

Komunisti fanatik i atyre viteve ftonte miq e kushërinj në të njëjtën datë. Por pasi i vuri gjoksin “revolucionit” të madh të dhjetorit ’90, demokratit të ri, nuk i rrinte mirë kjo historia e datëlindjes. Mirëpo kishte shumë dëshmitarë të festave, ndaj ai nisi të thoshte gënjeshtrën e dytë, që kishte lindur në 15 tetor, megjthëse kishte festuar në 16.

Në të vërtetë nuk është as 15, as 16 tetor. Datëlindja e doktor Saliut është 1 korrik dhe është falsifikuar në mënyrën më të trashë në regjistrin e Gjendjes Civile me shkrim dore të mbivendosur, pa asnjë vendim gjykate.

Lexo edhe :   Dështimin e "Lëvizjes Berisha", nuk e ndal dot as Sali Berisha

Datëlindja e Saliut e ndërruar me mbivendosje me shkrim dore

Falsifikimi është kryer në 2009 kur Saliu ka qenë kryeministër

DITA posedon edhe emrat e personave që kanë ndërhyrë në regjistër, si dhe urdhëruesin e falsifikimit. Por në këtë pikë, i rëndësishëm nuk është as identiteti i tyre, as Enveri, të cilit i jargaviteshin shumë si Saliu.

Sot merr rëndësi fakti që ky falsifikim ka pasoja ligjore sipas Ligjit për Dekriminalizimin. Në formularin që mbushet bazuar te ky ligj, ka një pikë specifike mbi ndryshimin e gjeneraliteteve. Ato duhen deklaruar. Berisha rezulton që ka gënjyer edhe aty:

Lexo edhe :   Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

“Qoftë edhe pa e ndryshuar zyrtarisht…” Formulari i Dekriminalizimit i firmosur nga Saliu: Ka fshehur ndryshimin e datëlindjes

Disa vite më parë kur këto dokumente nuk njiheshin, Berisha u pyet nëse e ka ndërruar ditëlindjen dhe pse nuk e ka deklaruar këtë në Formularin e Dekriminalizimit. Berisha dha nga ato përgjigjet e tij prej shejtan budallai duke folur për Edin që e kishte emrin Edvin dhe shtoi se formulari nuk kishte kërkesa të tilla. Sigurisht që gënjeu prapë. Formulari, e kërkon qartazi deklarimin e ndryshimit të gjeneraliteteve. /DITA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka...