Të afërmit e Michael Jackson kanë denoncuar dokumentarin, i cili pritet të publikohet në fundin e muajit, ku flasin dy akuzuesit e tij për abuzime seksuale. Ngjarja supozohet të ketë ndodhur para 20 viteve. ‘Neverending Neverland’ do të transmetohet në ‘Sundance Film Fest’. Të afërmit pretendojnë se është një “përpjekje patetike për të shfrytëzuar dhe arkëtuar të ardhura, duke përdorur imazhin e Michael.
Instituti Sundance njoftoi të mërkurën se dokumentari ishte regjistruar tek festivali në fjalë dhe dokumentari do të transmetohet. Filmi tregon historinë e dy burrave që tani janë në moshën 30 vjeçare, të cilët ishin në moshën shtatë dhe dhjetë vjeç, kur Jackson ishte në kulmin e famës së tij. Michael Jackson u lirua nga akuzat për ngacmim seksual në një gjyq të vitit 2005.
Në përshkrimin e ‘Neverending Neverland’ thuhet se: “Nëpërmjet intervistave me burrat e rritur dhe familjet e tyre, “Leaving Neverland” bën një portret të shfrytëzimit dhe mashtrimit, i cili bëhet duke shfrytëzuar famën. Duke dokumentuar fuqinë e famës që lejoi një figurë të respektuar të depërtojë në jetën e fëmijëve dhe prindërve të tyre”.
Emrat e akuzuesve të Jackson nuk janë pasqyruar në dokumentar. Filmi është prodhuar dhe drejtuar nga regjisori fitues i BAFTA-s, Dan Reed. Festivali i Filmit Sundance fillon më 24 janar dhe shkon deri në 4 shkurt. Përshtati TIRANA TODAY