Politikë

“Doja të ndiqja hapat e tim eti”/ Rudina Hajdari rrëfen pse ‘braktisi’ SHBA-në


               Publikuar në : 15:50 - 19/01/20 M S

Deputetja Rudina Hajdari ka rrëfyer për revistën ‘Class’, disa të pathëna nga jeta e saj private. Teksa është pyetur se pse vendosi ta ‘braktisë’ Amerikën pas 20 vitesh, Hajdari ka treguar se dëshironte gjithmonë të ndiqte ëndrrën e babait të saj.

Deputetja Rudina Hajdari, njëherazi dhe vajza e liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdarit, ka thënë se ka qënë gjithmonë qëllimi i saj të ndiqte hapat e të atit. “Gjithmonë qëllimi im ka qenë të kthehem në Shqipëri, dhe të ndjek hapat e tim eti. Kjo ishte me rëndësi të madhe për mua.

Mendoj se kam shumë për të dhënë në këtë drejtim, dhe dua të kontribuoj në zhvillimin dhe në rrugën europiane të Shqipërisë, ndaj dhe nuk pendohem aspak”, u shpreh deputetja.

Ndër të tjera ajo ka treguar se i mungon stili i jetesës në SHBA, pasi njerëzit atje nuk fusin hundët vend e pa vend. “Mosfutja e hundës vend e pa vend. Amerikanët kanë një shprehje që thonë ‘it’s none of your business”, që është një koncept që nuk përdoret/zbatohet këtu”, tha deputetja. Gjatë bisedës, Rudina Hajdari ka theksuar se e ka për nder të identifikohet si e bija e Azemit dhe që ka lindur në Tropojë.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT