Futboll

“Doja të largohesha”, Messi zbulon momentin më të vështirë në karrierë


               Publikuar në : 11:55 - 09/10/19 Enno

Sulmuesi argjentinas, Leo Messi ka mohuar aludimet se është ai personi që vendosi cili lojtar do të largohet, e cili do të jetë pjesë e ekipit.

Në një intervistë dhënë për të përditshmen spanjolle “Marca”, ylli i Barcas tha: “Thuhet se unë bëj zgjedhjet për futbollistët që do të vijnë dhe ato që do të largohen. Hera e fundit që kam folur me presidentin, ishte kur u eliminuam nga Champions League nga Liverpool. Kur ishte çështja e Grizmanit, na pyetën dhe dhamë një mendim por nuk morëm ne një vendim”.

Ndër të tjera, Messi zbuloi edhe momentin më të vështirë që ka kaluar në karrierën e tij gjatë periudhës 2013-2014 kur kisha probleme me zyrën e taksave.

“Ishte një kohë shumë e vështirë për mua. Njerëzit nuk e dinin se çfarë po ndodhte. E kisha për herë të parë dhe gjithçka më dukej shumë e vështirë. Nga ajo kohë e mësova se ishte e njëjta gjë për të gjithë sportistët por fatmirësisht fëmijët e mi ishin të vegjël dhe nuk e kuptonin. Në mendje kisha të largohesha. Jo nga Barcelona, por doja të largohesha nga Spanja. Po ndihesha i keqtrajtuar dhe nuk doja të rrija më”, deklaroi Messi.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT