E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

“Do villni gjak”/I ati vrau dy motrat, kërcënohet me jetë djali i 59-vjeçarit

Çdo ditë e më shumë dalin në dritë detaje të reja tronditëse nga historia e Përparim Ademit me dy të dashurat e tij, motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat i vrau me breshëri plumbash. Djali i Përparim Telës ka publikuar mesazhet kërcënuese që ka marrë pas ngjarjes së rëndë.

Kristo Tela është shprehur për “Top Channel” se është kërcënuar nga Bashkim Metani (vëllai i motrave të vrara), i cili sipas tij, është betuar për hakmarrje.

“Është kërcënuar motra që është shurdh-memece, atë e kanë falur ndoshta se u ka ardhur keq, por mua jo. Jam shumë i bindur që do marrin gjak te unë.

Sipas mesazheve, Bashkim Metani ka thënë: “Do villni gjakun e motrave të mia që kanë vdekur”.

“Kërkoj nga shteti vetëm mbrojtje asgjë tjetër, më rrezikohet jeta. Sot nuk dalim dot as deri në ballkon”, u shpreh ai i shqetësuar.

Vjollca Telo, gruaja e 59-vjeçarit ka thënë dje për mediat se e ka marrë vesh lidhjen, dhe nuk ka ndërhyrë për të prishur raportin e tyre, pasi donte që burri të ishte i kënaqur për të mos prishur familjen.

Vjollca ka rrëfyer gjithashtu se me familjen e Zhanetës, shkonin familjarisht në plazh. Ajo madje tregon se vetë Përparimi i kishte treguar për shqetësimin e tij se Zhaneta e tradhtonte me një tjetër. Madje atë ditë thotë Vjollca, ishte i mërzitur. Gjykata Penale ka caktuar “arrest me burg” për 59-vjeçarin Përparim Ademi, i cili ekzekutoi në vigjilje të Vitit të Ri me një breshëri plumbash motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...