E diel, 29 Nëntor, 2020
11 C
Tirana

“Do t’i bënte mirë vendit”, shqiptarët flasin për hapjen e shtëpive publike

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Brataj: Jemi në skenarin 3. Nëse ezaurohen, do shtrohen në hotele e stadiume

Në një video të shpërndarë nga Rama, tregohet puna kolosale e mjekëve në këto ditë të vështira pandemie. Një fluks thirrjesh dhe me mijëra...

Infermierja pranon se gënjeu për kontrollin e Maradonës, çfarë thonë hetuesit

Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Shumë është aluduar për ndarjen nga jeta, dhe se sa është...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

“Po në tualet do na nxirrni?”, Ardit Gjebrea nuk ia përton fanses

Këtë të dielë, në emisionin e përjavshëm “E  diela shqiptare”, do jetë e ftuar këngëtarja e njëkohësisht moderatorja Jonida Maliqi, e cila bashkë me...

Nga Anxhela Ferra

I quajtur profesioni më i vjetër në botë, prostitucioni është një nga temat më të diskutuara të shoqërisë. Teksa disa vende e kanë të legalizuar dhe gjithçka kryhet me rregulla, në Shqipëri nuk ndodh kështu. Edhe pse është një punë ilegale, përsëri në vendin tonë, në kryeqytet, në qytete madje dhe në zona ruralë, ka vajza që e ushtrojnë.

Disa nëpër rrugë, të tjera nëpër lokale, hotele, madje tashmë është në rritje edhe fenomeni i punësimit nga rrjetet sociale. Pa iu interesuar se Kodi ynë Penal ka një sërë sanksionesh për punonjëset e seksit. Si dhe për ata individë që lëshojnë ose mbajnë ambiente me qira për ushtrimin e prostitucionit.

Si pasojë një nga debatet më të forta lidhur me këtë çështje, është hapja apo jo e shtëpive publike. Por, duket se pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk janë gati për një gjë të tillë, madje edhe të rinjtë. Ata shprehen për Tirana Today se në Shqipëri nuk ekziston ende mentaliteti që prostitucioni të bëhet legal.

“Për mendimin tim, nuk duhet të hapen. Ato nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta se nuk kanë lekë të hanë bukë. Apo për arsye të tjera. Por, mua nuk më duket gjë e mirë.”

“Unë besoj se nuk duhet të hapen. Nuk është vendi i duhur Shqipëria për të bërë këtë gjë. Unë edhe nëse do të ishin legale, nuk do t’i frekuentoja këto shtëpi publike. Jam më privat si person dhe mendoj se ka gjëra të tjera më interesante.”

“Mua nuk më pëlqen, të paktën në Shqipëri jo. Sepse këtu në Shqipëri mungon mentaliteti, për ta bërë një gjë të tillë.”

“Jo, është shumë e pështirë të hapen këto shtëpi publike. Është jashtë normales dhe jashtë etikës. Gjithsesi, njerëzit duhet t’i kontrollojnë epshet e tyre.”

Teksa për disa mund të duket e çuditshme, gjatë periudhës së Mbretit Zog në Shqipëri prostitucioni ka qenë legal. Madje ekzistonin një sërë shtëpish publike ku vajza shqiptare, por edhe të huaja ushtronin këtë profesion. Në bazë të çmimit, fitimi ndahej në këtë mënyrë: prostituta merrte 40%, pronarja 30% dhe shteti 30%.

Lexo edhe :   E bujshme/ Stadiumi “Air Albania” gati të presë finalen e madhe europiane

Por, edhe pse në atë kohë duket se shoqëria shqiptare ka qenë më e hapur, ose “e detyruar” ta pranojë, sot është shumë e vështirë. Edhe të moshuarit shprehen për Tirana Today se hapja e shtëpive publike do të sillte veç dëme për jetën shoqërore.

Lexo edhe :   Pandemia/ Meta i drejtohet Manastirliut me 11 propozime

“Për moshën time nuk është normale që të mendohet hapja e shtëpive publike. Nuk më duhet mua koha e Zogut. Ata që ishin në krye dhe e drejtonin këtë punë, ishin injorantë. Kur nuk e kontrollon dot Holanda që e ka ‘universitet’ prostitucionin, prisni ta kontrollojë Shqipëria që është në të katërta anët e hapur.”

“Shtëpi publike për të bërë budalliqe? Jo, unë them jo. Sepse nuk është fare mirë. Të shkojnë 100 veta me një gocë dhe pastaj të shkojë djali nuk është normale. Merr sëmundje e pastaj çfarë u pa. Pra, më mirë të jenë të mbyllura. Merr një gocë dhe jeto tamam. Edhe 100 të provosh, e njëjta gjë është.”

 “Unë nuk jam dakord që të hapen shtëpitë publike. Sepse më duket diçka monstruoze. Është diçka që nuk i shkon vendit dhe ne si popull nuk e kemi këtë kulturë.”

Të paktë janë ata njerëz të cilët mendojnë se hapja e shtëpive publike do të ishte pozitive për vendin. Por, më së pari do të ishte e sigurt edhe për ato vajza që e ushtrojnë këtë profesion. Pasi në këtë mënyrë do të ishte më e kontrolluar dhe më e sigurt.

“Pse jo, do ishte ndoshta diçka që do t’i bënte mirë vendit. Pasi edhe ato që e ushtrojnë këtë profesion do të ishin më të sigurta.”

“Do të ishte mënyrë më e mirë për këto që e bëjnë në fshehtësi. Sepse do të kishin një vend ku do ta bënin me norma. Do të ishin të kontrolluar, por edhe të mbrojtura. Pasi do të kishin në krah edhe një ligj që do t’i jepte siguri.”

“Mendoj që duhet të hapet sepse në çdo shtet thuajse është legale. Pse të mos ketë edhe në Shqipëri?! Nëse do të bëheshin legale dhe në vendin tonë, edhe mund t’i frekuentoja.”/ TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fero dhe Arbenita martohen në fshehtësi

Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero, i kanë dhënë fund beqarisë. Duket se zërat që qarkullonin së fundmi në media për një ndarje, kanë...

Aksident i rëndë në Formula 1, piloti përfshihet nga flakët (FOTO)

Mund të kishte përfunduar me një aksident tragjik ajo çfarë ndodhi në Formula 1, ku piloti rrezikoi jetën. Pamjet e rënda që janë shpërndarë...

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë jetën ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit Ishull Lezhë. Një mjet ka përplasur 60-vjeçarin Gjon Kola, i...

Rast i rrallë në Singapor, nëna lindi foshnjen me antitrupa COVID

Që nga fillimi i pandemisë, shkencëtarët kanë studiuar nëse të gjithë të infektuarit me koronavirus prodhojnë antitrupa, përfshirë edhe ata me simptoma dhe ata...

Kryemadhi shkel masat anti-COVID, Braçe publikon videon

Zv.kryeministri Erion Braçe denoncon sërish shkeljen e aktit normativ nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila është shfaqur këtë të dielë pa maskë. Braçe...