Në emisionin “Për’Puthen”, meshkujt dhe femrat kanë shkuar për të gjetur shpirtin binjak. Por në të shumtën e rasteve, në emision nuk kanë munguar fyerjet e deri në largimin nga emisioni.
Një ngjarje e pa precedentë ndodhi dje në studion e “Për’Puthen”. Teksa ishin duke biseduar në lidhje me një deklaratë të bërë nga Arjoni disa puntata më parë, ku tha se meshkujt sipas tij kanë të drejtë të shohin femrat nga pamja fizike, ndërsa vajzat s’kanë të drejtë të shohin djemtë nga pamja fizike, mes Arjonit dhe Fatjonit agravoi një debat deri në përplasje fizike.
Teksa ishin duke biseduar, Arjoni iu drejtua me tone të larta Fatjonit duke i thënë, “boll mër shok se po flas”, ndërkohë Fatjoni u ngrit për të goditur Arjonin.
Arjoni: Jemi 10 përpara dhe nuk kuptohemi më.
Fatjoni: Ti nuk kupton veten.
Arjoni: Boll mër shok se po flas, do të kap shpulla po të them.