E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Do të flasë Nano në Kongresin e PS-së? Përgjigjet Spiropali: Ai flet pa folur

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali e ftuar në edicionin e lajmeve në ‘Ora News’ ka folur rreth pjesëmarrjes së Fatos Nanos në Kongresin e Partisë Socialiste ditën e nesërme.

Spiropali u shpreh se nuk ka dijeni nëse Nano do të mbajë ndonjë fjalim nesër, por, sipas saj, ish-lideri socialist flet pa folur.

“Unë shpresoj shumë që të jetë nesër. Patjetër që i është bërë ftesë Fatos Nanos, ish kryeministrit, ish liderit të kësaj partie. Megjithse nuk ka nevojë Fatos Nano të marrë fjalën. Flet pa folur. Do jetë aty. Ne nuk e ndajmë Partinë Socialiste, në Rilindje apo… Siç e ndajnë në mediume. Për ne është një e tërë.

Ne këtë Kongres e bëjmë përpara situatës aktuale politike, dhe të gjitha planet i bëjmë pavarësisht deklaratave të çuditshme. Nuk ka lidhje me ta, pa lidhje me ne, me bashkëqeverisjen, me qytetarët.”, deklaroi Spiropali.

Përsa i përket Presidentit Meta, ajo tha: “Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Zoti Meta është president dhe do vazhdojë të jetë deri në momentin e zgjedhjeve të tij.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...