51-vjeçarit Artan Ismalaja i është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” nga ambienti i Spitalit të Trumës, pasi ditë më parë ai vrau me thikë bashkëshorten e tij. Nga ambienti i spitalit ai ka shfaqur pendesë, e madje ka kërkuar nga drejtësia që ti japë dënimin e merituar.
Konflikti mes Artanit dhe së ndjerës, Klarita Ismalaj, 45-vjeç, kishte nisur pasi çifti do të shiste shtëpinë e prindërve të viktimës, pasi familja e vajzës do të transferohej në Tiranë. Artan Ismalaja goditi me thikë gruan e tij, e cila kishte marrë plagë të rëndë në qafë duke i shkaktuar hemoragji.
Më pas, ai ka tentuar të vrasë edhe veten, por u nis drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndonëse 51-vjeçari ka shfaqur pendesë, nëna e viktimës paralajmëron se do të marrë vet hak!
E ëma e viktimës shkruan se do të jetë e fortë për dy fëmijët që vajza e saj la pas, por do të ekzekutoj atë që nuk e thirri kurrë dhëndër.
“Në mendjen time jeton një yll që më shtoi jetën time. Çdo ditë, çdo sekondë, mami jeton për ty e bukura e mamit. Pa merak mami, zot me lejon të jetojë për dy engjëjt e tu. Miq dhe shokët e mi a vritet kjo bukuri.
Kjo vret me bukuri, vret me mirësi, mami s’do lejojë kurrë të hedhi baltë në pamje prej engjëlli në këtë mrekulli. O ylli mamit, nënë zeza po pret shtetin por pa merak ylli im se mami do ta marri hakun me të drejtën që një nënë ka për bijën e vet. Do të ekzekutoj ty që s’të thirra kurrë dhëndër por djalë haram, haram, haram”, shkruhet në postimin e saj.