“Do ta rikthejmë Milanin në një superfuqi”, zyrtari i njohur shpalos planin që ka

Për hir të së vërtetës performanca e Milanit këto kohët e fundit nuk ka qenë shumë e kënaqshme!

Të shumtë janë personat që thonë se skuadra e njohur, nuk është më ajo e dikurshmja, jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin ekonomik.

Raportohet se kuqezinjtë kanë përfituar vetëm 231 milion dollarë vitin e shkuar, duke u renditur në vend të 21-të në botë.

Ndërkohë së fundmi, zyrtari i njohur i Milanit, Casper Stylsvig ka shpalosur planin e tij për ta rikthyer në një superfuqi.

“Kemi biseduar me Liverpool, për të ndjekur shembullin e tyre. Ata kaluan të njëjtën rrugë që ne po kalojmë tani.

Kush e mendonte Liverpoolin para 5 vitesh se do të ishte kjo super-fuqi që është sot?

Gjithashtu duam të kemi tifozeri në të gjithë botën, pasi ndikon direkt në të ardhurat e klubit.

Duam të bashkëpunojmë me Jay Z, me kompaninë Roc Nation, për të bërë koncerte nëpër botë ku do të përfaqësohen dhe ngjyrat e kulturat e klubit tonë”, u shpreh Stylsvig.