E diel, 1 Gusht, 2021
23.5 C
Tirana

“Do shpërndaj Parlamentin”, Rama hedh hapin e radhës

Duke shmangur akuzat e presidentit Meta parashtruar në manifestimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, kryeministri Rama njofton se çfarë thuhet në konkluzionin e Raportit të Progresit, që u publikua sot nga Komisioni i ri Europian.

Mes rrjeshtave, kryeministri nënvizon faktin se Komisioni i Ri Europian, jo vetëm rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë, por rikonfirmon duke e përforcuar, rekomandimin e Komisionit paraardhës, vitin e shkuar.

Kjo përkthehet sipas Ramës, se Shqipëria i kishte kryer dhe ka vazhduar t’i kryejë me sukses detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave.

Statusi

Ja çfarë thuhet në konkluzionin e Raportit të Progresit, që u publikua SOT nga Komisioni i Ri Europian:

NËN DRITËN E PROGRESIT DOMETHËNËS DHE TË FAKTIT SE KUSHTET E VENDOSURA UNANIMISHT NGA KËSHILLI EUROPIAN NË QERSHOR 2018 U PLOTËSUAN, KOMISIONI I REKOMANDOI KËSHILLIT EUROPIAN NË PAKETËN E ZGJERIMIT 2019, HAPJEN E NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIM ME SHQIPËRINË. NË TËRËSI, SHQIPËRIA KA SHTUAR PËRPJEKJET DHE KA ARRITUR REZULTATE TË MËTEJSHME E TË QËNDRUESHME NË FUSHAT KYÇE TË IDENTIFIKUARA NË KONKLUZIONET E KËSHILLIT NË QERSHOR 2018. SI RRJEDHOJË, BAZAT E REKOMANDIMIT TË KOMISIONIT NË 2019 PËR TË HAPUR NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË MBETEN NË FUQI.

Pra, Komisioni i Ri Europian, jo vetëm rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë, por rikonfirmon duke e përforcuar, rekomandimin e Komisionit paraardhës, vitin e shkuar! Kjo do të thotë se Shqipëria i kishte kryer dhe ka vazhduar t’i kryejë me sukses detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave.

A i hap apo nuk i hap Këshilli Europian negociatat paskëtaj, kjo është POLITIKË dhe u takon vendeve anëtare të vendosin, jo Shqipërisë!

A e gjejnë apo nuk e gjejnë vendet anëtare konsensusin e nevojshëm për t’i dhënë Shqipërisë ATË QË I TAKON, kjo varet nga sa arrinë ato të harmonizojnë interesat e përveçme me interesin e përgjithshëm!

Lexo edhe :   Vuçiç bën deklaratën e papritur: Në këtë datë s’do kemi kufij mes vendeve tona

Hapen nuk hapen negociatat në mars, në qershor, në tetor apo në dhjetor, të këtij a të vitit tjetër apo të tjetrit pas tjetrit, kjo nuk është në dorën tonë po në duart e 27 vendeve anëtare të BE-së! NË DORËN TONË ËSHTË TË BËJMË ME SUKSES DETYRAT E SHTËPISË, JO PËR HATËR TË TYRE PO PËR SHQIPËRINË EUROPIANE QË DUAM PËR FËMIJËT TANË! Dhe a i kemi bërë apo jo detyrat, këtë ka vetëm një instancë që ka mandatin dhe objektivitetin për ta thënë: KOMISIONI EUROPIAN, I CILI SOT KA PUBLIKUAR KONKLUZIONIN BASHKËLIDHUR.

Lexo edhe :   Çfarë nuk kuptohet nga iniciativa Rama-Vuçiç

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...