E premte, 15 Janar, 2021
7 C
Tirana

“Do shihemi, ju premtoj”, aktorja largohet nga Klanifornia

Aktorja e humorit, Lisa Kujofsa, ka lajmëruar ndjekësit e saj se do të largohet nga spektakli i Klanifornias, i cili sapo ngriti siparin e sezonit të ri.

Ajo nuk ka dhënë detaje mbi arsyen e këtij largimi, duke u mjaftuar në postimin e saj vetëm me premtimin e një rikthimi.

Lisa, me rolet e saj të spikatura, ka arritur që të tërheqë vëmendjen dhe dashurinë e publikut edhe në këtë produksion.

Ajo mbetet një ndër aktoret më të dashura për publikun.

Statusi

Miq të dashur!
Këtë status jua kushtoj të gjithëve ju, që jeni një mbështetje për mua dhe punën time në këtë rrugëtim artistik siç ishte Klanifornia. Për mua mbrëmja e sotme është dalja e fundit në Klanifornia.

Falenderoj të gjithë stafin, jo vetëm kolegët aktorë por të gjithë ata që punojnë pas skenës dhe kamerave, pa të cilët puna jonë do ishte e pamundur, falemnderit!

Falemnderit për të gjitha duartrokitjet, të qeshurat, inkurajimet e mbi të gjitha kritikat, të cilat do të më ndihmojnë në çdo sfidë të re që më pret. Do shihemi… sepse do shihemi, premtoj!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I ekzekutoi në banesë/ Detaje të reja nga trafikimi që bënte Ademi me 2 motrat

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat u ekzekutuan mesditën e 31 Dhjetorit...

Serbët e veriut të Kosovës marrin dozën e dytë të vaksinës anti-covid

Një grup i qytetarëve nga katër komunat në veri të Kosovës, të cilët u imunizuan më 25 dhe 26 dhjetor të vitit 2020, me...

Video/ Po bënte video me telefon, 44-vjeçari goditet nga rrufeja

44-vjeçar brazilian është goditur nga rrufeja teksa me telefonin e tij po filmonte stuhinë që kishte përfshirë vendin. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Minduri, ku...

Ulet numri i viktimave nga koronavirusi, 641 raste të reja

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 4 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...

Koreja e Veriut zbulon raketën e re balistike (Video)

Koreja e Veriut zbuloi një lloj të ri të raketës balistike, që lëshohet nga nëndetësja, gjatë një parade ushtarake në Phenjan. Pamjet e medias shtetërore...