E shtunë, 4 Korrik, 2020
24 C
Tirana

Do rikthehet dënimi me vdekje? Lleshaj flet për zyrtarin e policisë që abuzoi

Më të lexuarat

Franca me kryeministër të ri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zgjedhur Jean Castex si kryeministrin e ri të Francës, pas dorëheqjes së Edouard Philippe. Edouard Philippe paraqiti dorëheqjen sot tek...

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

“Zhaneta më tha mos ta shoh bojën”, fqinjët rrëfejnë momentet e fundit me familjen Josifi

Dëshmi tronditëse vijnë për ngjarjen në Kombinat, ndërsa fqinjët tregojnë se kryefamiljarja i kishte larguar të gjithë. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Vetë-flijimi/ Anisa Josifi mbahej e pajetë në banesë, e lyenin me vaj e uthull

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u shënua në kryeqytet, ku nënë e bijë u vetë-flijuan në banesë. Ndërsa vajza tjetër, ka dalë...

Kur do hapet transporti urban? Mazniku tregon çfarë pritet të ndodhë nga e hëna

Ndonëse u tha se do të fillonte shërbimi urban, një gjë e tillë nuk ndodhi. Punonjësit e Transportit Publik në Tiranë kanë protestuar sot...

E paralajmëroi dy muaj më parë/ Gazetari: E njëjta dorë vrau në Durrës dhe Elbasan

Gazetari i njohur, Artan Hoxha, ka bërë lidhjen mes vrasjeve që kanë tronditur qytetet e Elbasanit dhe Durrësit. I ftuar në emisionin “ABC News”, në...

OFL iu dërgon ultimatum 4 personazheve të botës së krimit

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar aksionin e verifikimit të pasurive me tre të “fortët’ e Durrësit dhe një në Tiranë, të dënuar për...

E rrallë/ Shqiponja mbërthen peshkaqenin dhe fluturon mbi plazh (VIDEO)

Kohë më parë u bë virale një video, ku shqiponja fluturonte ne ajër me prenë e saj, një qengj. Një fotograf arriti që të...

Nga Shkodra, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë komentin e tij në lidhje me arrestimin e shefit të komisariatit të Fushë-Arrëzit, me akuzën e ‘përdhunimit’, duke e cilësuar sjelljen e zyrtarit të policisë si gjest të ulët dhe kriminal.

Ai tha për mediat se kanë reaguar, sapo janë sinjalizuar për rastin në fjalë. Duke iu rikthyer debatit për dënimin me vdekje, Lleshaj u shpreh se është një vendim i pakthyeshëm. E ndërsa mekanizmi i duhur mbetet parandalimi.

“Ka rënë pre e dhunës seksuale nga edukatorët e saj në Shkodër, por më vonë me një sjellje të ulët, pa dinjitet, kriminale dhe të papranueshme të një punonjësi policie që do të duhet të mbrohet para ligjit.

Ndoshta ka ardhur koha për të rishikuar qasjen tonë në thelb, në drejtim të mbrojtjes së viktimave të dhunës seksuale, duke shtuar penalitetet dhe çuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët. Pasi në shpesh raste, dëmet dhe gjëma na ka ardhur prej rojeve, kujdestarëve, atyre që zëvendësojnë prindërit.

Dhe kjo është për të ardhur keq. Nuk është thjeshtë çështje e ligjit, masave penale, por sensibilizimit shoqëror për t’u distancuar, që kjo kategori që nuk e meritojnë edhe emrin e njeriut, që të kufizohet, izolohet dhe të bëhet e padëmshme.

Për rastin që flasim, nuk besoj që kemi nga 2015-2018 ndonjë dinamikë tjetër, nuk i dimë detajet, kemi reaguar pas sinjalit të parë. Do të duhet të kërkojmë detajet dhe të marrim masat.

Ne duhet dhe do të marrim masat ndaj atyre që kanë detyrën e shenjtë të kujdesit, pasi rreziku vjen nga ata që janë caktuar për të bërë rojen, kujdestarin, prindin. Dënimi është një cështje e stërdiskutuar, dënimi me vdekje në Shqipëri është i vdekur, i pa kthyeshëm, nuk është ky mekanizmi.

Lexo edhe :   “Kr*mi nuk mund të jetë biznes”, Lleshaj bën paralajmërimin e fortë nga Kuvendi
Lexo edhe :   “Kr*mi nuk mund të jetë biznes”, Lleshaj bën paralajmërimin e fortë nga Kuvendi

Mekanizmi është parandalimi, dënimi i merituar, por vdekja nuk është zgjidhje. Shtetet në Europë kanë adoptuar formulën, që shteti nuk kthehet në krye kriminelin më të madh për të vrarë.

Ne po punojmë për të zhvilluar një instrument të ri, për të trajtuar këtë fenomen të dhunës në familje, dhe këtë për të gjetur rrugë të reja për të ndërtuar struktura që do të bëjnë bashkë energjitë e shumë aktorëve, policisë, shëndetësisë, shoqërisë civile dhe besoj se shpejt do të kemi zhvillime të reja për instrumentet e reja.

Por e rëndësishme është liria për të denoncuar. Bëj thirrje edhe medias, mos e cënojmë këtë lirinë e denoncimit, pasi njerëzit i druhen edhe për shkak të mediatizimit të gjerë. Hezistojnë, i druhen mediatizimit. I kam ndjekur lajmet e pafundme ditët e fundit, për një rast prostitucioni, ku pasqyrohen të gjitha dialoget në media me një precizion pervers. Është shumë e rëndësishme, media të ruajë nga publiciteti rastet dhe detajet, se kështu i frenojmë viktimat për të denoncuar. Ne duhet ti inkurajojmë që të bëhet denoncimi. Pa denoncim nuk ka reagim”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Peshku i zgjedhjeve në det, listat e deputetëve në zjarr

Nga Alfred Peza Nuk ka stinë tjetër që mund ti shkonte më mirë shprehjes së njohur popullore, me peshqit në det dhe tiganët në zjarr,...

Mbyllja e kufijve/ Manastirliu tregon se kur do ta bëjë BE vlerësimin tjetër

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka komentuar vendimin e BE-së për të mos hapur kufijtë me Shqipërinë. E ftuar në emisionin “Java”...

Katër deputetë kosovarë rezultojnë pozitiv me koronavirus

Mediat kosovare raportojnë se katër deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Sipas Gazetës Express, bëhet fjalë për 4 deputetë nga radhët...

A mund t’i shtyjë Rama zgjedhjet duke përdorur pandeminë? Përgjigjet Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet i prerë se zgjedhjet e ardhshme nuk do të shtyhen. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Basha...

Nuk dogjën mandatet/ Basha: Ja çfarë u ofroi Rama deputetëve të opozitës së re

Kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se shumica prej deputetëve të opozitës së re kanë bërë pazare me kryeministrin Rama. I ftuar në emisionin “Zonë...