E mërkurë, 21 Tetor, 2020
6 C
Tirana

“Do më ishte kërrusur kurrizi si ty”/ Përplasje mes Ballës dhe Shkullakut: Mos guxo…

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se...

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla është përplasur me gazetarin Armand Shkullaku në emisionin “Opinion.

Teksa Shkullaku po fliste për çështjen “Babale” dhe skenarët për zgjidhjen e krizës politike, ka ndërhyrë Balla duke i kujtuar “shefin”.

Debati mes tyre vijoi, derisa Shkullaku i tha Ballës se po të kishte shef do t’i ishte kërrusur kurrizi ashtu si ai, ndërsa deputeti ia ktheu duke e quajtur servil të PD.

DEBATI I PLOTË

Armand Shkullaku: Ka qeveri që votohen 4 vjet, por ka edhe qeveri që kur kapen në skandal dhe me presh në dorë, japin dorëheqjen kryeministrat.

Blendi Fevziu: Në cilin rast duhet të jepte sipas jush dorëheqjen Kryeministri?

Armand Shkullaku: Skandalin e Unazës, 1, skandalin e Saimir Tahirit, 2, skandalin e Alizotit dhe Babales, 3, në zbulimin e 236 tenderave sekretë… 36 kishte pasur qeveria e mëparshme. Duhet të jepte dorëheqjen sepse ka gënjyer shqiptarët që në 2013-n, me premtimet e veta ka thënë që në fillim të mandatit tonë ne do të hapim negociatat me BE. Ka 3 vjet që vazhdon e gënjen dhe bën festime, dekoron ambasadorë sikur janë hapur negociatat, prapë nuk i kanë hapur negociatat.

Blendi Fevziu: Kësaj here nuk premtoi gjë në 2017-n.

Armand Shkullaku: Jo jo i hapa tha vjet.

Blendi Fevziu: Por të gjitha këto prap ndahen në zgjedhje.

Armand Shkullaku: Jo nuk ndahen në zgjedhje, kur një qeveri është e papërgjegjshme dhe nuk mban përgjegjësi…

Taulant Balla: Duhet të jepte dorëheqjen për Babalen thotë, hajde analist hajde.

Armand Shkullaku: Mos bëj ironi.

Taulant Balla: Të jepte dorëheqjen për Babalen, po të lutem.

Armand Shkullaku: E di çkopace lëshon ti? Ti ke gjithë jetën tënde që këput budallallëqe.

Taulant Balla: Po mirë më dakord, faleminderit për respektin.

Armand Shkullaku: Nuk po them për Babalen…

Taulant Balla: Po mirë më ti ke gjithë jetën që shkruan budallallëqe.

Armand Shkullaku: E thashë Babalen për ta kuptuar njerëzit.

Taulant Balla: Për çfarë të jepte, që mori Lulzim Basha, Ervin Salianji, i mbushën mendjen njërit, i thanë bëje këtë.

Armand Shkullaku: Babalen që kur e banalizon, çfarë është Babalja? Është që merret një dëshmitar falso, fabrikohet, merret në makinë nga drejtori dhe nëndrejtori i policisë, çohet tek prokurori, i thuhet dëshmo se do vijmë të të sjellim lekët në darkë. Nuk po them për skandalet e tjera ku emri i këtij ka dalë 20 herë. Çdo qeveri e përgjegjshme jep dorëheqjen.

Lexo edhe :   Inceneratorët, AKUM sqaron opinionin publik dhe gazetarin Armand Shkullaku
Lexo edhe :   Inceneratorët, AKUM sqaron opinionin publik dhe gazetarin Armand Shkullaku

Blendi Fevziu: I ka përgënjeshtruar ato.

Taulant Balla: Ka fituar edhe në gjykatë me shefin tënd, Lulzim Bashën.

Armand Shkullaku: Tani mos përdor me mua këtë gjuhë.

Taulant Balla: Me shefin tënd pra.

Armand Shkullaku: Mos përdor këtë gjuhë.

Taulant Balla: Po dakord.

Armand Shkullaku: Unë s’kam shef, po të kisha shef, do më ishte kërrusur kurrizi ashtu si ty, që nga Fatos Nano deri te Edi Rama një punë ke ditur të bësh. Nuk po e them çfarë ke bërë.

Taulant Balla: E para njëherë mos guxo të më thuash mua budallallëqe. Të lutem tërhiqi mbrapsht.

Armand Shkullaku: Dhe atë gishtin ktheje kështu njëherë (nga vetja)

Taulant Balla: Ti nuk je analist, ti je një servil i Partisë Demokratike, që shkon në çadër, po nuk je analist.

Armand Shkullaku: Dakord më dakord, unë kam shkuar në çadër, unë shkoj ku të dua.

Taulant Balla: Të thuash të japë dorëheqjen kryeministri për Babalen, ky është fundi i botës. Kjo nuk është analizë më.

Armand Shkullaku: Po pse ndërhyn more ti, ta mbaroj dhe pastaj fol.

Taulant Balla: Po ndërhyra se më fyeve.

Armand Shkullaku: Nuk të fyeva, të fyeva pasi ndërhyre.

Taulant Balla: Po po, patjetër.

Armand Shkullaku: Problemi është që njeriu mund të jetë me njërin krah ose me tjetrin, e rëndësishme është të ketë shtyllë kurrizore. Mos t’i përthyhet si zotërisë përballë nga Fatos Nano deri tek Edi Rama. Fatos Nano ka qenë i shkurtër, ky është më i gjatë.

Taulant Balla: O zoti Fevziu, unë nuk kam ardhur në emision të më fyej ky këtu, të lutem. Përmbahu, fol për Babalen se e qan.

Armand Shkullaku: Po s’po më le pra.

Taulant Balla: Po mos më fyej pra, kaq. Nuk ke përse fyen, mëso të mos fyesh sepse nuk bëhet analizë duke fyer.

Armand Shkullaku: A më the servil, nuk thashë gjë, ç’ke ti përse të djeg, po të mos jesh i tillë nuk ka përse të të djegë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...