Foto Galeri

“Do martohem me aktorin 68-vjeçar”, Selena Gomez ‘tërbon’ fansat

               Publikuar në : 16:31 - 22/05/19 S.N

Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez ka marrë pjesë për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë. Gomez ka shkëlqyer me paraqitjen e saj, teksa ishte veshur e gjitha me të bardha, ndërsa flokët i kishte kapur.

Teksa ka postuar foto nga ceremonia, Gomez ka tronditur fansat, pasi ka shkruar se do të martohet me aktorin 68-vjeçar, Bill Murray. Menjëherë fansat kanë ‘shpërthyer’ në komente, duke e pyetur nëse është lajm i vërtetë, apo është thjesht një shaka.

“Hera e parë e imja në Kanë. Jam shumë e nderuar që isha pjesë e këtij filmi me Jim dhe gjithë aktorët e tjerë. Meqë ra fjala unë dhe Bill Murray do martohemi”, shkruan Selena.



Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT