E diel, 20 Shtator, 2020
17 C
Tirana

“Do ketë marrëveshje për Reformën Zgjedhore”/ Hajdari komenton sjelljen e ambasadores së SHBA

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Zbardhet shkaku i sherrit të dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali...

Deputeti kapet nga kamerat duke parë video erotike në parlament

Deputeti tajlandez, Ronnathep Anuwat, është filmuar nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në Parlament. Mediat në Tajlandë shkruajnë se deputeti kishte...

Durrës: Vranë babain dhe plagosën të birin, 5 të arrestuar e 3 në kërkim

  Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos...

Vetvrasjet te ‘Shefqet Ndroqi’, neurologu nga Amerika u bën thirrje mjekëve shqiptarë

Gentian Toshkezi, neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias, foli lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Ai u ndal te rastet e...

Greqi: Cikloni ‘Ianos’ shkakton viktimën e parë

Greqia po përjeton një tmerr të vërtetë teksa është goditur nga cikloni 'Ianos', i cili ka shkaktuar edhe viktimën e parë. Sipas mediave greke, bëhet...

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka komentuar situatën politike në vend dhe negociatat për Reformën Zgjedhore.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Hajdari u shpreh se ngecja është normale, duke theksuar se ndryshimet duhet të kishin nisur që pas zgjedhjeve të vitit 2017.

Sipas tij, ndryshimet e fundit kushtetuese të bëra në vitin 2008 i kanë marrë sovranitetin popullit, pasi ata nuk kishin mundësinë për të deleguar dëshirat e veta nëpërmjet deputetëve. Hajdari u shpreh optimist se do ketë marrëveshje mes palëve.

“Ngecje normale sepse politikanët shqiptarë me reformën zgjedhore duhet të merreshin menjëherë pasi dolën rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2017 nga OSBE-ODIHR dhe kishin gjithë kohën e domosdoshme në dispozicion që të bënin jo thjesht ato ndryshime që lidhen me rekomandimet e OSBE-ODIHR por edhe ndryshime të tjera më të thella që lidhen me zgjedhjet, me marrëdhëniet e deputetëve ndërmjet partive, që lidhen me konkurrencën që duhet të kenë deputetët që shkojnë brenda një sigle, që lidhen me kontrollin që duhet të ketë çdo ekzekutiv nga parlamenti, përfshirë dhe kryeministri në mënyrë që ne të mos jemi vendi i vetëm në Ballkan në të cilin një publik, një popull i tërë nuk ka mundësi të delegojë sovranitetin. Ju e dini që pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 populli shqiptar përveçse zgjedhjeve për pushtetin vendor, nuk ka mundësi që të delegojë dëshirat e veta nëpërmjet deputetëve, pra i është marrë sovraniteti në një farë mënyre sepse listat e mbyllura, proporcionali-rajonal i ktheu partitë nga organizime vullnetare të cilët funksiononin deri në atë kohë partitë e mëdha në Shqipëri me komitete drejtuese, këshilla kombëtarë, me alternativa, me mendime ndryshe u kthyen në parti ku në zgjedhjet e vitit 2009, 2013 dhe 2017, njerëzit nuk dinin a do ishin apo jo deputetë. Listat kryetarët i kanë dërguar në afatet e fundit, në orën 24:00. Fushata elektorale nuk janë bërë në Shqipëri pas ndryshimeve kushtetuese sepse partitë e mëdha kanë informacione të bollshme dhe e dinë ku e kanë fuqinë e tyre politike nëpër zonat e tyre dhe listat e mbyllura, ato që kanë qenë në vende të sigurta nuk kanë bërë fushatë fare. Ato që nuk kanë qenë në vende të sigurta nuk kanë bërë fushatë sepse nuk kanë pse të bëjnë fushatë kur e dinë që janë kot në garë se nuk shkojnë deputetë. Skemën e prishi largimi i opozitës dhe futja e atyre deputetëve që kryetarët nuk e kishin imagjinuar kurrë që do ishin deputetët e tyre”, tha ai.

Lexo edhe :   Shkëlqim Hajdari: SPAK në fillim të vitit tjetër del në ‘det’ të hapur. Po bëhen gati anija dhe rrjetat për ‘peshqit’ e mëdhenj
Lexo edhe :   Shkëlqim Hajdari: SPAK në fillim të vitit tjetër del në ‘det’ të hapur. Po bëhen gati anija dhe rrjetat për ‘peshqit’ e mëdhenj

Kryeinspektori i Përgjithshëm theksoi se duhet të ketë marrëveshje në mënyrë që të çelen negociatat. Sa i përket pretendimeve të opozitës, Hajdari tha se ato nuk janë bërë në kohën e duhur.

“Unë mendoj që do të arrijnë marrëveshjen se kryetari i PD vetëm një pikë kundërshton. Këto ndryshime që lidhen me vjedhjen e votës, manipulimin e votës ishin minimale, duhet të ishin bërë me kohë. Këto ndryshime që ka rekomanduar OSBE-ODIHR them se do kalojnë këto ditë falë edhe mbështetjes së ambasadorëve”, shtoi ai.

Ai komentoi edhe deklaratat e ambasadores së SHBA, duke e konsideruar një sjellje fantastike e denjë për një diplomate.

“E gjithë sjellja e ambasadores është korrekte, siç janë amerikanët që lënë gjurmë me sjelljen e tyre ajo ka lënë dhe një propozim, siç është sistemi danez”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qyteti i origjinës së pandemisë rihap diskot pa kufizime

Wuhan, qyteti i njohur ndryshe si origjina e pandemisë së koronavirusit, ka vendosur të hapë diskotekat pa kufizime. Sipas mediave të huaja, qyteti me 11...

Kush ishte Ruth Bader Ginsburg, gjyqtarja amerikane që humbi jetën nga kanceri

Anëtarja e Gjykatës së Lartë së Shteteve të Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta dje në banesën e saj në Uashington, në...

Cikloni i rrezikshëm mbërrin edhe në ishullin e Kretës

Cikloni “Ianos” ka mbërritur edhe në ishullin e Kretës tashmë. Sipas mediave greke, stuhia ka prekur më së shumti anën perëndimore të ishullit. Shumë zona...

Mali i Zi/ Abazoviç drejt Ministrisë së Jashtme

Zdravko Krivokapiç do të jetë në krye të qeverisë së re të Malit të Zi. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja, “Novosti”, e cila ka...

SHBA/ Të shtëna në Rochester, dy viktima e 14 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Rochester, SHBA. Lagjja...