Ylli i muzikës Kanye West, producent dhe sipërmarrës i njohur, njoftoi në Twitter se synon të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara këtë vit.
Nuk është e qartë nëse West është gati të ndërmarrë një fushatë serioze kundër presidentit të SHBA, Donald Trump dhe kandidatit të supozuar të demokratëve, Joe Biden, në zgjedhjet e nëntorit.
Ai ka qenë më parë një mbështetës i hapur i presidentit Trump, madje është takuar me të në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Pas lajmit se do kandidojë për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportohet se reperi po përballet me çrregullimin e bipolaritetit.
“Kanye, i cili ka folur edhe në të kaluarën për të qenurit bipolar, “ka bërë një punë të paqme për përmirësimin e tij”, raporton People.
“Kim është e shqetësuar, si e gjithë pjesa tjetër e familjes. Është jashtëzakonisht stresuese për Kim, sepse sjellja e Kanye është e paparashikueshme. Ajo është e shqetësuar”, shtoi burimi. “Episodet zakonisht zgjasin për disa javë dhe më pas gjërat kthehen në normalitet. Kim shpreson se kështu do të ndodhë edhe këtë herë”.