E enjte, 17 Qershor, 2021
16.5 C
Tirana

“Do kalojë në filtrat e tyre”, Panariti flet për legalizimin e hashashit

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, është ndër zërat e radhës që ka reaguar pas propozozimit të kryeministrit Rama për legalizimin e hashashit. Ai shprehet se legalizimi i hashashit mjekësor, duhet të kalojë në filtrin e DEA-s Amerikane dhe të Komisionit Evropian. Ai e argumenton se nën mbikëqyrjen e rreptë të DEA-s Amerikane, Agjencia e Kontrollit të Barnave (FDA) vazhdon ende ta mbajë hashashin ne kategorinë numër një të opioideve.

Statusi

Përse legalizimi i hashashit mjekësor, duhet të kalojë në filtrin e DEA-s Amerikane dhe të Komisioni Evropian?

Sepse nën mbikëqyrjen e rreptë të DEA-s Amerikane, Agjencia e Kontrollit të Barnave (FDA) vazhdon ende ta mbajë hashashin ne kategorinë numër një të opioideve, pra njësoj si heroina dhe crack-un dhe e konsideron ende atë me vlera të kufizuara mjekësore. Është e vërtetë se kemi licensim të fermave të hashashit mjekësor në disa vëndet të BE.. Por këto i nënshtrohen një kontrolli rigoroz nga organet e specializuara të BE dhe mund të lëvizin vetëm brënda tregut farmaceutik të saj.

Asnjë vend jashtë BE deri tani nuk fut dot hashash mjekësor brenda saj. Procesi do të ndërlikohet akoma më shumë sepse Parlamenti Evropian kaloi një akt normativ i cili do të zbatohet nga Komisioni, sipas të cilit edhe prodhimet e hashashit mjekësor nga vendet e BE përpara tregtimit do ti nënshtrohen provave të rrepta klinike.. Prandaj shqyrtimi i çdo hapi në këtë mes duhet të kalojë në filtrat e tyre.

Lexo edhe :   Luli si miniaturë e Ramës

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...