E mërkurë, 28 Tetor, 2020
16 C
Tirana

“Do ju vras të gjithëve…”, kërkohet burg përjetë për autorin e masakrës me 3 viktima në Mat

Më të lexuarat

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Kodi Zgjedhor/ Venecia i kthen përgjigje Metës: Do e shqyrtojmë në dhjetor

Presidenti i Komisionit të Venecias, i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për të dhënë një...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Bum infektimesh/Franca merr vendimin ekstrem, në karantinë për të paktën 1 muaj

Franca ndodhet mes pesë vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 33.417 raste të reja...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...

Të rinjtë përplasen me policinë, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë, dhe tre të rinjve. "Ora News" ka publikuar pamjet e efektivëve të...

Mbi 30 milionë kinezë banojnë ende në shpella, ja cila është arsyeja

Rreth 30 milion kinezë jetojnë ende në shpella. Dhe mbi 100 milionë të tjerë banojnë në shtëpi me një ose më shumë mure të...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Video/ Ekzekutohet me raketë ministri i Mbrojtjes në Armeni

Përshkallëzohet lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Mediat botërore raportojnë se është ekzekutuar me raketë ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh. Siç shihet dhe...

Prokuroria e Burrelit ka kërkuar burg përjetë për 51-vjeçarin Kujtim Koxha, i akuzuar për vrasjen e trefishtë në fshatin Shëlli të Matit, më 11 tetor të vitit të kaluar.

Koxha, i cili vrau 2 punëtorë të Bashkisë së Matit dhe një bashkëfshatarin e tyre, ka dalë para togave të zeza, ku prokurori i çështjes lexoi pretencën. Prokurori Abaz Muça kërkoi burgim të përjetshëm, por avokati ka kërkuar që të shtyhet seanca, që u vendos më 3 qershor.

Koxha po gjykohet nga dy gjyqtarë të Gjykatës së Matit dhe një i Dibrës. Më 11 tetor të vitit të kaluar, Koxha u konfliktua me punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve të Bashkisë Mat, të cilët po rikonstruktonin rrugët e fshatit Shëlli.

Në sallën e gjyqit, autori i dyshuar i ngjarjes është shprehur se vrasjen e ka kryer në kushtet e tronditjes, pasi njëri nga viktimat, Erzen Alia, e ka goditur dhe e ka fyer.

Pas një konflikti verbal, Koxha është larguar nga lokali i fshatit për t’u rikthyer më pas me një armë automatik. Ai ka hyrë në lokalin ku punëtorët po drekonin, duke zbrazur një karikator automatiku. Si pasojë e të shtënave humbën jetën Erzen Alia dhe Mentor Hoxha, punëtorë të bashkisë, si dhe Hamit Buci, banor i fshatit Shëlli.

NGJARJA

Sherri mes Kujtim Koxhës dhe punonjësve të Bashkisë Mat kishte nisur që në orët e para të mëngjesit të 11 tetorit, kur me fadroma dhe me mjete të tjera punëtorët filluan punën për të rehabilituar rrugën ekzistuese të fshatit Shëlli. Një dëshmitar i ngjarjes deklaroi për Policinë se duke i kërcënuar, 51-vjeçari Koxha iu ka kërkuar punonjësve që të largohen dhe të mos merren me rrugën.

Ai ishte i ulur në lokal duke pirë raki me një prej viktimave, Hamit Bucin, i cili ishte banor i fshatit ku po kryheshin punimet. “A keni ardhur për fushatë që rregulloni rrugën tonë ju të bashkisë, apo doni të merrni ndonjë votë në fshatin tonë”, mësohet se u ka thënë Koxha punëtorëve, të cilët më pas i ka sharë dhe i ka kërcënuar, duke u thënë se do t’i vriste.

“S’keni punë këtu ju të bashkisë, që vini të rregulloni rrugët vetëm për vota. Po te shtëpia ime, pse nuk vini që ta rregulloni rrugën, apo se unë jam i PS-së?”, u është drejtuar autori punonjësve. Viktimat i janë përgjigjur se nuk ishte periudhë fushate, por se kishin një projekt dhe detyrë të dhënë nga bashkia, me qëllim rehabilitimin e rrugës ekzistuese dhe do vazhdonin punën. Në këto momente, Koxha ka tentuar të qëllojë me grushte njërin prej punëtorëve, të cilit i kanë dalë në mbrojtje banorët e zonës duke ndërhyrë dhe larguar Kujtimin Koxhën. Hamit Buci ka tentuar të qetësojë situatën, por 51-vjeçari që dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit është larguar duke i kërcënuar: “Mbajeni mend çfarë kam për t’ju bërë po nuk u larguat…”.

Rreth 2 orë e gjysmë më vonë, kur punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve janë ulur për të ngrënë drekë bashkë me Hamit Bucin, që ishte mik i autorit, ky i fundit ka ardhur me shpejtësi nga jashtë me një armë zjarri kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të punëtorëve duke bërtitur: “Do ju vras të gjithëve…”

Në këto momente ka ndërhyrë kryeplaku i zonës, që i ka lëvizur armën që ka qëlluar në tavan, për pasojë Mentor Hoxha ka mbetur i vdekur në vend, Hamit Buci 45 vjeç, Erzen Alia 50 vjeç dhe Astrit Hani 41 vjeç janë plagosur. Buci dhe Alia u transportuan me helikopter drejt Spitalit të Traumës, por pak minuta pas mbërritjes së Tiranë, kanë ndërruar jetë njëri pas tjetrit./ Panorama

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A mund ta konsiderojmë të përfunduar tranzicionin në Shqipëri?

Nga: Adrian Civici Politologu Jacques Rupnik, një nga specialistët më të mirë e më të vlerësuar të problematikës së Evropës Qendrore e Lindore, duke analizuar...

“Luftë doni, luftë do të ketë!”, Patozi tregon prapaskenat e zgjedhjeve

Ish-deputeti i PD-së, aktualisht kryetar i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka shpërndarë një shkrim të gazetës 'Rilindja Demokratike', ku ndodhen 4 personazhe që janë...

Rama nuk ndalet: Mbylleni grevën dhe ulemi qajmë hallin

Naftëtaret e Ballshit janë në ditën e 14-të të grevës së tyre. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama vijon që të përsërisë thirrjen e...

Ish-gruaja e tij e mallkoi, Fjolla Morina publikon fotot krah biznesmenit

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, po përjeton një histori të bukur dashurie. Ajo momentalisht ndodhet në një shtëpi me qira në qytetin e Kukësit,...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...