Shqiptarët dhe jo vetëm kërkojnë të dinë se kur do të dalë vaksina, për të mposhtur koronavirusin.
Shifrat e të prekurve janë në rritje, duke sjellë edhe një shtim të panikut në vendin tonë. Ministrja Ogerta Manastirliu ka shpërndarë fjalën e profesorit Eduart Kakariqi, i cili thotë se vaksina pritet të jetë gati në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit që vjen.
Kakariqi shprehet se vendi ynë ka nënshkruar me kompaninë Covax, dhe menjëherë sapo të dalë, do të sigurojë një sasi prej 30 përqind të popullatës së vendit.
“Ka tre-katër firma të ndryshme industriale, që pretendojnë dhe thonë se jemi pothuajse gati që deri në fund të vitit të nxjerrin vaksinën në treg.
Mendohet që pjesa më e madhe e mendimeve është se vaksina do të jetë gati vitin që vjen. Neve si vend kemi marrë masat. Kemi nënshkruar marrëveshje përkatëse me Covax, ku marin pjesë shumë vende.
Ne jemi gati sa të dalin vaksinat, do të jetë ndër vendet që përfiton blerjen në kohë të vaksinës, një sasi rreth 30 përqind të popullatës. Në fokus janë mosha e tretë, grupet e popullatës në risk dhe mosha pediatrike.
Ne kemi një vaksinë në thonjëza tjetër, që nuk janë gjë tjetër masat përkatëse preventive për mbrojtjen kundrejt virusit. Krahas distancimit social, higjenizimit, është problemi i mbajtjes së maskave. Maska duhet bërë zakon i ynë i mbajtjes së përditshme, jo vetëm në ambientet e mbyllura, por edhe jashtë”.