Stil

“Do jetë i kripës dhe i piperit, jo i sheqerit”, Elisa Spiropali zbulon gjininë e bebit (VIDEO)


               Publikuar në : 18:27 - 23/10/19 M. S

Në prag të muajit të shtatë të shtatzënisë, ministrja Elisa Spiropali, ka zbuluar në studion e “Ftesë në 5” se do sjellë në jetë një djalë. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, tha se po kalon një shtatzëni të lehtë dhe të mbarë, që deri tani nuk e ka penguar të vazhdojë punën dhe angazhimet e shumta.

Ndonëse dëshira e të shoqit ka qenë për një tjetër motër për Naltën e tyre 4 vjeçare, ajo do sjellë në jetë një djalë. Sa i përket nepsit të shtazënisë, Elisa tha se gjatë kësaj kohe është shumë e dhënë pas ushqimeve të kripura dhe pikante, duke veçuar turshitë dhe ushqimet që kanë shumë piper.

“Tani, sigurisht që oreksi është më i shtuar, kam shumë neps si të gjitha gratë…Të kripura dhe pikante, nuk jam e të ëmblave, nuk jam njeri që kam qejf të ha çokollata, jo.

Po këto pikantet po, turshitë, ushqimet që kanë piper, këto më shijojnë shumë. Kështu djali do më ngjajë mua, do jetë i kripës dhe i piperit, jo i sheqerit”, tha ajo duke qeshur.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT