“Do jetë gati brenda 12 muajve”, ja çfarë premton Rama (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët, ku brenda 12 muajve do të jetë gati rruga që do të lidhë Dibrën me Librazhdin. Një investim strategjik, që ofron një perspektivë të re zhvillimi për këto zona.

Po kështu mundëson kushte të reja për turizmin, ekonominë, tregtinë, qoftë lart për Dibrën qoftë poshtë për Pogradecin e për Korçën. Kreu i qeverisë thotë më tej se pas shumë dekadash, po ndërtohet aksi që lidh zonën e bukur të Lunikut, me qytetin e Librazhdit dhe rrugën kombëtare, duke hapur një perspektivë të re zhvillimi për krejt këtë zonë të pazbuluar të Shqipërisë.

Statusi

RRUGA TJETËR E DIBRËS, do të lidhë brenda 12 muajve Dibrën me Librazhdin dhe do të mundësojë bashkimin e shpejtë të zonës verilindore të Dibrës me juglindjen, duke krijuar një perspektivë të re zhvillimi agroturistik, si edhe kushte të reja për turizmin, ekonominë, tregtinë, qoftë lart për Dibrën qoftë poshtë për Pogradecin e për Korçën, pa harruar edhe përshpejtimin e madh që ky aks sjell për ata që duan të ngjiten lart nga Ohri apo anasjelltas

Njëkohësisht pas shumë dekadash, po ndërtohet aksi që lidh zonën e bukur të Lunikut, me qytetin e Librazhdit dhe rrugën kombëtare, duke hapur një perspektivë të re zhvillimi për krejt këtë zonë të pazbuluar të Shqipërisë, ku natyra e mrekullueshme dhe traditat e çmuara janë një bazë e sigurtë për zhvillimin e agroturizmit.