E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana tjetër, Berisha vijon takimet në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me vendim personal të kryedemokratit, Lulzim Basha. Përtej lumit të akuzave që vijnë nga kjo “Foltore”, Lulzim Basha ka qenë i palëkundur në vendimin e tij, duke thënë se Berisha ka plan të shndërrojë PD-në në një bunker antiamerikan për interesat e tij, dhe se nuk do e lejojë.

“Nga sondazhet e mia, 95% e demokratëve duan të udhëheq betejën ndaj Rama-Doshi-Rakipi, e të udhëheq betejën për të dalë nga llumi i trazicionit.

Kam dalë më shumë se çdo kryetar i PD-së në këtë 30 vite, e do dal përsëri. Unë nuk jam nga ata që shfrytëzoj momente të tilla, për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë e kush i mbush sallat më shumë, se e di që ajo është një garë e lehtë për mua.

Nuk dua ta vendos z. Berisha në një pozitë inferioriteti. Situata dihet fare mirë. Vendimmarrja ka ardhur pas një vendimmarrje të SHBA-së. Interesit më të mirë të demokratëve dhe të nesërmes së shqiptarëve, të cilës nuk mund t’i shërbehet pa një PD të fortë, nuk i shërben përçarja e partisë për interesa personale të Bashës, edhe as të Berishës.

Kjo është arsyeja pse jam vetëpërmbajtur e do vazhdoj të vetëpërmbahem, me besimin se siç jam i qartë unë e demokratët, janë të qartë edhe shqiptarët. Inatçorëve iu them se rruga pa krye ku janë futur, dhe abuzimit që i bëjnë, do iu vijë me faturën që s’ua kam dhënë këto tetë vite, politik sigurisht”, u shpreh Basha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...