E mërkurë, 8 Prill, 2020
4 C
Tirana

“Do jem aty”, Meta falenderon aktorin: Ta kthejmë 2 marsin në një referendum

Lexo edhe ...

Manastirliu tregon sa kite testimi ka aktualisht në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” deklaroi se aktualisht në Shqipëri ka 2 mijë kite testimi. “Mund t’ju them...

“Hëna Rozë”, sonte mbani sytë nga qielli

Sonte bëni mirë të mbani sytë nga qielli pasi do keni mundësinë që të shihni një proces historik të Hënës. Pikërisht mbrëmjen e sotme mund...

Manastirliu: Jemi në ditën e 28 të epidemisë, duhet të tregohemi të kujdesshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një intervistë televizive theksoi se qytetarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm. Në vijim, Manastirliu u...

Kalon VKM-ja e garancisë sovrane për biznesin e madh, si funksionon huaja

Bizneset e mëdha, që kanë vështirësi të paguajnë punonjësit e tyre, mund të marrin hua pranë bankave, që do të jetë e garantuar nga...

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur një komenti të aktorit të njohur Neritan Liçaj i cili thotë se do të jetë pjesëmarrës në protestën e thirrur më 2 mars.

Meta ka falënderuar publikisht aktorin, teksa shprehet se e pret me kënaqësi atë, por edhe “të gjithë artistët heronj dhe patriotë”.

KOMENTI I PRESIDENTIT: “Faleminderit i dashur Neritan!

Ju pres me shumë kënaqësi, jo vetëm ju personalisht, por të gjithë artistët heronj dhe patriotë, në 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Nëse organizata mafioze rrëmben në mënyrë anti-kushtetuse Gjykatën Kushtetuese ata do zhdukin, jo vetëm teatrin, por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare për llogari të disa oligarkëve dhe organizatës ndërkombëtare.

Ndaj është detyra ime si President i Republikës t’i bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar të hapë sytë mirë në këto momente deçizive për fatet e kombit dhe demokracisë. Shqiptarët e bashkuar rreth Kushtetutës dhe Flamurit Kombëtar do të fitojnë!

Të rivendosim plotësisht rendin kushtetues dhe demokratik siç e ka shprehur vullnetin e tij populli shqiptar me Referendum në 22 nëntor 1998.

Ndaj ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëve kudo qofshin.

Presidenti i njeh prej kohësh, por tani fytyrat e tyre hipokrite po i zbulojnë të gjithë shqiptarët.

Bëjnë si tigra për të frikësuar njerëzit e thjeshtë, por janë vetëm minj përpara popullit shqiptar dhe drejtësisë që do të vijë. U zgjata pak, por ju dhe shumë artistë të tjerë keni vite në protestë për teatrin dhe meritoni mirënjohjen e çdo shqiptari.

Ndaj ata do të vinë, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese që dhunohen çdo ditë, por dhe në mirënjohje të protestës tuaj legjendare përballë bandës që nuk njeh Kushtetutë, ligj, konventë ndërkombëtare dhe atdhe”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Manastirliu tregon sa kite testimi ka aktualisht në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” deklaroi se aktualisht në Shqipëri ka 2 mijë kite testimi. “Mund t’ju them...

“Hëna Rozë”, sonte mbani sytë nga qielli

Sonte bëni mirë të mbani sytë nga qielli pasi do keni mundësinë që të shihni një proces historik të Hënës. Pikërisht mbrëmjen e sotme mund...

Manastirliu: Jemi në ditën e 28 të epidemisë, duhet të tregohemi të kujdesshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një intervistë televizive theksoi se qytetarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm. Në vijim, Manastirliu u...

Kalon VKM-ja e garancisë sovrane për biznesin e madh, si funksionon huaja

Bizneset e mëdha, që kanë vështirësi të paguajnë punonjësit e tyre, mund të marrin hua pranë bankave, që do të jetë e garantuar nga...

“Me Metën kemi dakordësi”, Rama: Opozita është fatkeqësi kombëtare

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Përballë” në “RTSH” deklaroi se me Presidentin Ilir Meta ka dakordësi pasi sipas tij, Kreu...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT