Ashtu si ditën e djeshme, edhe sot kanë vijuar replikat në distancë midis presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Teska kreu i shtetit tha në reagimin e tij të fundit se nëse preket marrëveshja e 5 qershorit do ishte në çdo shesh, Rama e pyeti përsëri se çfarë borxhi i kanë shqiptarët.
Kryeministri u shpreh se Meta është një njeri që nuk ngopet edhe pse ka qenë kryeministër, kryetar kuvendi dhe aktualisht president.
Edi Rama: ”Pyetja ime pa përgjigje është: Çfarë borxhi i ka më Shqipëria Ilir Metës? Në historinë e saj, nuk ka pasur një njeri që Shqipëria ia ka dhënë të gjitha një personi. E ka bërë kryeminstër, kryetar kuvendi dhe president. Çfarë duhet të bëjë akoma për Ilir Metën? Një njeri që nuk ngopet. Çfarë do akoma Ilir Meta nga Shqipëria? Nuk e kuptoj.’’