‘’Do ikësh?’’/ Rama i përgjigjet vetes: Jo, nuk kam mbaruar punë akoma

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetin social, Instagram, ku dhe ”ka pasur një bisedë me veten e tij”.

Rama ka klonuar veten, duke e pyetur nëse do të largohet nga politika. Vetja duket se i është përgjigjur negativisht pasi nuk ka mbaruar punë akoma, duke nënkuptuar se i duhet edhe një mandat tjetër në krye të qeverisë.

”– Do ikësh?
– Jo, nuk kam mbaruar punë akoma!”, shkruan Rama.

Në daljet e tij të shpeshta publike, Rama është shprehur se kërkon një mandat të tretë për të përfunduar punët e nisura.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)