“Do i tërheqim zvarrë të dy”, Spahiu zbulon nëse Basha do “rrëzojë” Ramën

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ndonëse prej disa kohësh është shkëputur nga politika, ai mbetet aktiv me mesazhet e tij në rrjetet sociale.

Bashkëngjitur një fotoje që e ka postuar në Facebook, ai ka shkruar: “Në epokën e mashtrimit universal, të thuash të vërtetën është një akt Revolucionar! Izolimi shqiptar, errëson shikimin dhe ngushton logjikën”.

Kaq ka mjaftuar, që menjëherë të vërshonin komentet e shumta. Një qytetar i ka kërkuar Kreshnik Spahiut që të mos merret më me analiza e komente, por të organizohet në revolucion popullor.

Për të, kjo është e vetmja zgjidhje, për ti dhënë fund ngërçit në politikë. Por ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi ia ka kthyer se ai e ka çuar deri në fund misionin e tij, e ndërsa me ironi shprehet se shpresat i ka tek kryedemokrati Basha.