Shqipëria ka siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës anti-covid nga kompania Pfizer.
Por, mjeku i njohur Petrit Vargu tha se kjo është një shifër e vogël dhe e papërfillshme, pasi nuk jep mundësi për mbulimin e shtresave të siguruara.
Vargu tha se qeveria do i lërë pa vaksinuar të moshuarit deri ditën e zgjedhjeve pasi e dinë që ata votojnë majtas. Kjo deklaratë ka shkaktuar një debat mes tij dhe ish-ministrit Gjergj Koja.
Pjesë nga debati:
Vargu: Po përdoret vaksina për propagandë dhe për qëllime elektorale.
Koja: Po çfarë propaganda po thua more zotëri.
Vargu: Nuk keni një strategji konkrete. Në fillim thatë që do ishin pleqtë ata që do vaksinoheshin pas mjekëve.
Koja: Kur nuk vaksinon ushtarët që shkojnë në luftë si do e fitosh betejën. Janë mjekët, mësuesit dhe policët që janë kontaktet e para.
Vargu: Këto janë vendime politike.
Koja: E ka vendosur komiteti e ekspertëve.
Vargu: Vendim për qëllime elektorale. Nuk merrni në konsideratë pleqtë se e dini se ata votojnë majtas.
Koja: Po çfarë thua more çfarë janë këto aludime, të thashë kaq janë kapacitetet tona, s’jemi Britania
Vargu: Epo nëse kaq janë kapacitetet tona, le të dalë ta thotë ministrja e Shëndetësisë ta thotë dhe të japë dorëheqjen