E mërkurë, 22 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

“Do i kthehet në makth”, Paloka paralajmëron Ramën

Ish-deputeti Edi Paloka ka folur sot gjatë protestës së opozitës së bashkuar, ku ka paralajmëruar Ramën se së shpejti realiteti do i kthehet në makth.

I pyetur se çfarë planifikon të bëjë opozita, Paloka tha se akti më ekstrem është ndërmarrë tashmë, por Rama po e zgjat më kot qëndrimin në krye të qeverisë.

“Sot kemi një parlament që ka qenë ilegjitim, sot është edhe antikushtetues. Ku ka akt më ekstrem se ky i djegies së manateve, ne e ndërmorëm por Edi Rama po e zgjat kot qëndrimin e tij. Parlamenti i ka ditët e numëruara, edhe në ëndrrën më të bukur të Ramës, kjo histori nuk mund të vazhdojë. Do kthehet së shpejti në makth”, tha shkurt ish-deputeti./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...