E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

“Do i dërgohet një shkresë”, Berisha i jep paralajmërimin e fundit Bashës

Pas protestës së djeshme, Berisha ka ashpërsuar tonet ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Në një konferencë për mediat nga seli blu, Berisha ka zbuluar se kryedemokratit Basha do t’i dërgohet një shkresë zyrtare për shkarkimin e tij. Nga selia blu ku u fut me dhunë, ish-kryeministri ka njoftuar mbi vendimet e Komisionit për rithemelimin e PD-së, ku tha se një prej tyre është edhe njoftimi me shkrim i Bashës për shkarkimin. Ai paralajmëroi Bashën që të mos ‘imagjinojë’ t’i kundërvihet këtij vendimi.

“Ndërkohë Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme të anëtarësisë së PD në aktin më historik të lirisë, siç ishte referendumi. Ky akt ishte shkarkimi. Si një akt protokollar dhe jo detyrim, sepse e shpall para të gjithë shqiptarëve. Deputetit Basha do i dërgohet shkresë për këtë vendim.

Komisioni vendosi që të njoftojë se anëtarësia e PD është në këmbë, dhe e vendosur të zbatojë vendimin e saj. Vendimi i marrë do zbatohet pa asnjë lloj hezitimi. Paralajmëroj këtu deputetin Basha të mos e imagjinojë t’i kundërvihet vendimit të referendumit. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për këtë vendim. Komisioni do të bëjë detyrën e tij për zbatimin e vendimit”, tha Berisha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...