Menjëherë pas djegies në masë të mandateve nga deputetët e opozitës, KQZ nisi me procedurat e mëtejshme për plotësimin e vakancave në Kuvend. Disa prej kandidatëve në ‘listat e pritjes’ kanë pranuar të marrin mandatin, e për pasojë te futen në Kuvend.
Sazan Guri, pjesë e listës së deputetëve të PD në Berat, nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Ai sqaron përmes një statusi në Facebook, se nëse do zgjidhte të shkonte në Kuvend, këtë akt nuk do ta ndërmerrte për të marrë një rrogë.
Kjo zgjedhje do të vinte për të bërë më të mirën për qytetarët. Por në fund ai përcjell mesazhin se në këtë gjendje në të cilën ndodhet politika, ai nuk do të guxonte të bashkohej me ta.