E enjte, 29 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

“Do bëhesh bojaxhi”/ Rama vizitë në familjen Lleshi, “këshilla” që i dha fëmijës

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot familjen prej tetë anëtarësh të Esat Lleshit në Kamzë, shtëpia e të cilit u shkatërrua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Ata janë akomoduar në një shtëpi me qira të paguar nga shteti, deri në rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar.

Gjatë bisedës me familjarët, nuk kanë munguar edhe batutat e kryeministrit Edi Rama me fëmijët e shtëpisë, njërit prej të cilëve i pëlqen piktura. Ndërsa kreu i qeverië e këshilloi që të mos heqë dorë nga piktura.

“Mos e ndaj pikturën. Do bëhesh bojaxhi si puna ime. E ke një zanat në xhep, sido që të vijë puna gjithmonë ka nevojë për bojaxhi. Se gjithmonë duhet bojaxhiu”, iu drejtua Rama-fëmijës.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Kamëz, Tiranë – Në familjen prej tetë antarësh të Esat Lleshi, e cila u godit nga tërmeti e humbi strehën dhe sot, njësoj si mijëra familje të tjera të prekura është sistemuar në një shtëpi me qera.Deri në ndërtimin e shtëpisë së re apo meremetimin e shtëpisë së dëmtuar, familja e Esatit dhe të gjitha familjet që kanë humbur shtëpinë në qytetet e prekura, plot 4127 të regjistruara aktualisht, do qëndrojnë me qera të paguara nga shteti.https://e-albania.al/dhuro/

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 27 décembre 2019

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

NSA: Rindezja e shpeshtë e telefonit mund të pengojë hakerët

Në një kohë kur është përhapur gjerësisht pasiguria dixhitale, rezulton se mënyra më e vjetër dhe më e thjeshtë e riparimit të kompjuterit, fikja...

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe...

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Presidentja Osmani ka shprehur...

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...