E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Djemtë e Dianës shpërthejnë ndaj gazetarit të BBC-së: Na shkatërroi familjen

Princi William ka reaguar ashpër ndaj BBC-së, duke thënë se “kontribuoi ndjeshëm në frikën, paranojën dhe izolimin” që përjetoi nëna e tij, princesha Diana në vitet e fundit përpara vdekjes së saj.

Këto qëndrime kanë pasuar pas ndjesës publike që ofroi gjiganti mediatik lidhur me intervistën e gazetarit të tij, Martin Bashir me Dianën në 1995, ku e ndjera rrëfeu për herë të parë problemet që kishte hasur në martesën e saj me princin Charles.

Sikundër kanë përcjellë detajet mediat e huaja, një hetim doli në përfundimin se reporteri kishte përdorur mashtrimin, për të siguruar intervistën e bujshme, duke e bindur Dianën se stafi e spiunonte, dhe i shoqi kishte një lidhje me dadon e fëmijëve të tyre.

Këto pretendime e nxitën princeshën të fliste publikisht. Kësisoj duke ndikuar ndjeshëm në fundin e martesës së saj. Duka po kështu e akuzoi BBC-në se kishte komercializuar “një rrëfim të pavërtetë” mbi të ëmën. Vëllai i tij, princi Harry deklaroi po ashtu se efekti shkatërrues, i kushtoi të ëmës jetën. Bashir së fundi është tërhequr nga BBC-ja, duke e argumentuar me arsyet shëndetësore.

Gazetari i BBC-së, Martin Beshir, ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore. Më herët u njoftua se Bashir, i cili po lufton me probleme të shumta shëndetësore prej disa muajsh, do të tërhiqet nga detyra e tij.

Martin Bashir është akuzuar për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, për të bindur Diana-n të flasë në intervistën me të cilën shkaktoi një krizë brenda familjes mbretërore, duke detajuar divorcin e saj me princin Charles.

Dokumentet e falsifikuara që pretendohet se ka përdorur Bashir, sugjeronin se stafi i pallatit po punonte kundër princeshës Diana, dhe po paguhej për ta spiunuar atë, ka raportuar spikeri dhe korrespondenti i CNN, Max Foster.

Gjatë intervistës së bujshme, Diana i tha Bashirit se ishin tre në martesën e saj me Charles, duke iu referuar Camilla Parker Bowles, me të cilën Charles u martua më vonë. Bashir nuk ka komentuar publikisht në lidhje me akuzat, ndërsa zyra e shtypit e BBC ka njoftuar se; “Martin Bashir nuk dëshiron të kontaktohet nga mediat dhe nuk do të bëjë komente publike në këtë kohë”. Gazetari i kompanisë mediatike BBC, Martin Bashir është nën hetim për “shpifje” dhe “mashtim” në lidhje me intervistën që i bëri princeshë Dianës në vitin 1995.

William ka ndjekur çdo zhvillim, duke kontrolluar detajet me familjen e nënës së tij. “Intervista, tha William, ishte një kontribut i madh për të përkeqësuar marrëdhëniet e prindërve të mi”.

Megjithatë, siç e bën të qartë deklaratën William, kujtimi i tij për nënën është i trishtuar. Një trishtim i shkaktuar jo vetëm nga humbja e saj, por nga ndikimi që intervista kishte në jetën e Princeshës.

“Kurdoherë që djemtë ishin me nënën e tyre, gjithmonë kishte dramë. Vetëm në pushime larg Londrës, gjërat ishin diçka normale.

Ndërsa hyri në adoleshencën e tij, William, në veçanti, dëshironte qetësinë dhe qetësinë që gjeti në pronat e vendit të Familjes Mbretërore, ku paparacët gjithnjë të pranishëm nuk mund ta arrinin atë. Ndërsa për Dianën, zhgënjimi i saj ishte i dukshëm.

Ajo u tërbua se si kishin dalë gjërat. Ndërsa kishte padyshim ndërhyrje stresuese në jetën e saj, William ka argumentuar se ekzistonte një faktor tjetër i fuqishëm: gjendja shpirtërore gjithnjë e më paranojake e nënës së tij. Dhe për këtë, ai shumë qartë fajëson BBC”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...