E premte, 26 Nëntor, 2021
11.5 C
Tirana

Djegia e mandateve nga opozita, “pendohet” Arben Ristani: Ishte vendim i gabuar!

Ish-sekretari i Përgjithshëm dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani e konsideroi djegien e mandateve nga opozita e bashkuar një vendim të gabuar, ndonëse, për momentin, sipas tij, mendohej si një vendim i drejtë.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Ristani deklaroi se duke parë rezultatin final, ishte e nevojshme gjetja e një rrugë tjetër për të kërkuar largimin e Ramës nga pushteti.

Ndër të tjera, ish-deputeti demokrat u shpreh se nëse PD-ja do të ishte futur në zgjedhje, mund edhe të kishte fituar, duke shfrytëzuar skandalet e qeverisë.

Nëse virtualisht do të riktheheshit në shkurt do t’i digjnit mandatet dhe të mos merrni pjesë në zgjedhje? Ju vet si qëndroni në këtë histori?

Ristani: Unë mendoj se nuk ka qenë zgjidhja e duhur. Mendoj se PD do të kishte bërë mirë të gjente mekanizmat dhe të krijonte patjetër mbështetjen ndërkombëtare për sa i përket diskreditimit të qeverisë dhe lidhjet e saj me krimin dhe përdorimin e parave të pista dhe të mobilizonte partinë për të marrë pjesë në zgjedhje. Jam i bindur se ne mund t’i ishim afruar më shumë fitores në rast se do të kishim hyrë në zgjedhje.

Duke u nisur nga sondazhet , duke u nisur nga goditjet e disa grupeve kriminale që besoj shumë se mund të kishim një rezultat tjetër. Dhe tek e fundit do të kishim pasur një shpresë më të madhe brenda Partisë demokratike për t’u përballuar më pas në zgjedhjet e përgjithshme, që afërmendsh mund të ishin edhe të parakohshme.

Pse nuk e morët mandatin në listë kur sot thoni se ishte gabim?

Ristani: Ju thashë që me ndërgjegje kam votuar për djegien e mandateve dhe kam qenë pro, kam djegur edhe mandatin tim.

Kjo do të thotë se kam qenë i bindur në atë moment për atë vendim që është marrë. Sot duke parë rezultatin po mundohem të reflektojë dhe të them që ndoshta mund të kishim ndjekur një rrugë tjetër. Unë dua të rris fëmijët në një vend normal.

Kam besim se PD e ka drejtuar vendin më mirë në këto vite të demokracisë dhe kam besimin se ajo forcë do të duhet ta drejtojë përsëri për ta bërë më të mirë këtë vend.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Historia e çuditshme e vlonjatit Nuredin beu dhe pritja madhështore në SHBA

Nga: Auron Tare Disa vite më parë, isha ftuar në Nju Jork dhe Uashington DC, për të prezantuar në “Explorer Club” dhe “National Geographic”, projektin...

“Duhet të kujdesem për veten”, Fifi lë shtëpinë e “Big Brother VIP”

Pas incidentit të së martës ku shumë banorë kërkuan që Fifi të largohej, duket se sot ajo ka marrë vendimin final. Fifi ka vendosur...

Abuzoi seksualisht me nipin 8-vjeçar, arrestohet 45-vjeçari nga Prizreni

Një shtetas i shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeçar, bëhet me dije se është vënë në pranga. Bëhet...

Fifi i shkruan letër vetes në “Big Brother VIP”

Fifi ka qënë në një gjendje jo të mirë emocionale pas debatit me opinionisten Balina Bodinaku. Ajo ka zgjedhur t’i drejtojë një letër vetes...

Vuçiç jep alarmin: Lindshmëria është e ulët, po shuhemi si komb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë alarmin për shuarjen si komb, pasi ka rënë në mënyrë të ndjeshme lindshmëria. Duke marrë shkas nga...