Dje e hoqi nga lista për deputet/ Basha i beson Koduzit postin e rëndësishëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka emëruar në një post të rëndësishëm ekspertin Gazement Koduzi. Mësohet se Koduzi është emëruar Koordinator Kombëtar për Shëndetësinë në PD.

Ky vendim vjen vetëm një ditë pasi PD rikorrigjoi listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në momentin që lista u dërgua sërishm u vu re se ishte hequr emri i Koduzit nga lista e kandidatëve në qarkun e Tiranës.

Koduzi është një prej hartuesëve të programit të demokratëve për shëndetësinë, ndërsa gjatë gjithë periudhës së pandemisë ka dhënë versionin e opozitës nën cilësinë e ekspertit pranë Partisë Demokratike.

Disa ditë më parë KQZ i ktheu 6 subjekteve politike, mes tyre dhe PS, dokumentet e listës së kandidatëve për t’i korrigjuar.